“Spitalet nuk drejtohen nga specialistë, por patronazhistë”- Mjeku Erion Dasho: Të ndëshkohen hajdutët! Dy mesazhet që përcjell protesta

Jul 11, 2024 | 21:10
SHPËRNDAJE

Pjesë e protestës së opozitës para kryeministri ishte edhe mjeku i njohur Erion Dasho. Në fjalën e tij ai tha se kjo protestë jep dy mesazhe, e para mesazhi i shpresës dhe e dyta ai i forcës.

Sipas tij, qytetarët janë vjedhur në këto vite të qeverisjes së Rilindjes. Teksa u ndal tek shëndetësia, Dasho theksoi se nuk mund të sistem të drejtë shëndetësor nëse nuk ndëshkohen hajdutët.

Spitalet, u shpreh ai, nuk drejtohen nga mjekë dhe profesionistë, por nga patronazhistë.

“Ky tubim dërgon dy mesazhe, i pari mesazhi i shpresës për qytetarët më të grabitur të Evropës. Mesazhi i dytë është mesash forcë. Ju i keni ditët e numëruara. Është çështje ditësh para se ti Edi Rama të shkosh ti bësh shoqëri Beqajt.

Në 30 vite shqiptarët nuk janë qeverisur nga një bandë. Me një mashtrim e nisi Rilindja qeverisjen e saj, shëndetësi falas. Sot i ka dhënë një shëndetësi falas, ku po nuk pagove vdes.

Vjedhje në shëndetësie nuk kanë ndodhur kurrë më parë. Sistemi shëndetësor vuan nga ata që drejtohet. Spitalet shqiptarë sot nuk i drejtojnë mjekët, por një grup patronazhistët.

Pa ndëshkuar hajdutët nuk mund të ndërtohet një sistem i drejtë”, tha nder te tjera Dasho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura