“100 vite bomber”, kur Ilir Përnaska renditej pas Pushkashit dhe Gerd Mylerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2020 | 0:31

“100 vite bomber”, kur Ilir Përnaska renditej pas Pushkashit dhe Gerd Mylerit

Një fakt të tillë e gjejmë në “Guerin Sportivo-n” e majit të vitit 1989, të cilën pas 30-viteve, panoramasport.al e sjell për lexuesit e saj. Nga Italia, Askoli, ku prej vitesh jeton familjarisht, në një komunikim emocional me Përnaskën e madh, aq më shumë në këtë kohë jonormale që po kalojmë, “Gladiatori” i golit, kujton me nostalgji:

Pernaska999

“Mbetet një vlerësim i madh, duke më vendosur në krah të emrave të mëdhenj, si Nordalh, Pushkash, Myler. Ka qenë surprizë, kur më kanë njoftuar, ende nuk kishin filluar ndryshimet demokratike. Më sollën revistën, të cilën e ruaj me kujdes, si një kujtim i bukur, por edhe si një fakt të rëndësishëm për karrierën time”, – thotë ai për gazetën.

Publikimi i një fakti të tillë lidhet me rastin e 100-vjetorit të golashënuesve më të mirë europianë, që “Guerin Sportivo”, revista shekullore sportive italiane, duke iu referuar IFFHS-së, bazuar në statistikat e regjistruara, arkivit e saj, bashkë me shkrimin informues, publikon edhe listën.

Pernaskalogo

Emri i Ilir Përnaskës shihet qartë i vendosur në vendin e 6-të. Renditjen e kryeson suedezi Nordalh me 9 herë golashënues radhazi (në dy kampionate, atë suedez katër herë med Norceping dhe 5 herë në atë italian me Milanin). Me 8 herë vijnë Sotiris Kajafos (Qipro), Ferenc Pushkash (4 Hungari, 4 Spanjë). Në kuotën e 7 herë shënues radhazi është hungarezi Imre Schlosser dhe gjigandi Gerd Muller i Bayern M. Pastaj Përnaska jonë 6 herë në një grup me legjendën Eusebio, anglezin Xhimi Grivs, spanjollin e famshëm Kuini. Duke lënë pas, në kuotën e pesë herëve, Krankël, Di Stefanon e Oleg Blohin.

pernaskalogo4

Një realitet ky që të befason edhe sot kur e ndesh, i përcjell në kufijtë përtej Shqipërisë së izoluar në ato vite, por jo i harruar nga bota futbollistike, i  përfshirë në “Librin e Artë” të goleadorëve kontinentalë të historisë 100-vjeccare të tyre. Një rast unik edhe për historinë e shënuesve të kampionateve kombëtare, ku Ilir Përnaska, është goleador i gjashtëfishtë radhazi, absolut e pa rivalë, i papërsëritshëm!

Gola, shifra tronditëse realizuar në shekullin e kaluar, por që i rezistojnë viteve, dekadave edhe në atë që po jetojmë. Shpërthimi i ciklit “përnaskian”, që regjistron një rekord original shqiptar të “Këpucës së  Artë”, e ka startin në sezonin 1970/71 (19 gola), 1971/72 (17gola), 1972/73 (12 gola), 1973/74 (19 gola), 1974/75 (17 gola) dhe 1975/76 (18 gola).

pernaskalogo2

1980, në “Qemal Stafa”, Dinamo – Ajaks 0-2, dy kapitenët, Pernaska dhe Arnesen

Titullar, kapiten i Dinamos, lojtar i kombëtares, karriera e tij nisi më 1967 kur ishte vetëm 16-vjecc dhe u mbyll në vitin 1981. Goleador edhe me fanellëm kuqezi, ku mbetet e paharruar dopieta në fitoren 3-0 me Turqinë në “Qemal Stafa” dhe goli i shënuar në Sofje ndaj Bullgarisë.

UVIL ZAJMI – PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"