13 shkëmbime në aksin Siti-Barça, mes tyre edhe emri i Silvinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2023 | 15:19

13 shkëmbime në aksin Siti-Barça, mes tyre edhe emri i Silvinjos

Ilkai Gyndoan tashmë është zyrtarisht një lojtar i ri i Barçës. Gjermani është bërë lojtari i 13-të që vesh të dyja fanellat, atë të Mançester Sitit dhe atë katalanase.sylvinho-fc-barcelona-1585294544-34941

Rasti i fundit ishte ai i “Kun” Agueros, por cilët janë 13 lojtarët që kanë luajtur për Barçën dhe Mançester Sitin? Njëri është Silvinjo? Silvinjo që menduat? Po, pikërisht ai, njeriu që drejton sot stolin e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi i majtë brazilian luajti pesë sezone në “Camp Nou” pas transferimit nga Selta Vigo, ku ai fitoi tre tituj kampion në La Liga, 2 Liga Kampionesh, 2 Superkupa spanjolle dhe Kupën e Mbretit gjatë kohës së tij si lojtar i katalanasve.

Në vitin 2009 dhe pasi pagoi 1.2 milionë euro, Silvinjo luajti edhe një sezon për Mançester Sitin përpara se të varte këpucët në gozhdë. Emra të tjerë të bujshëm që kanë shkëmbyer fanellat në aksin Mançester-Barcelonë janë edhe ai i Jaja Turesë dhe portierit Klaudio Bravo, por edhe Ferran Torresit.

I fundit përpara Gyndoanit ishte golashënuesi më i mirë i historisë së Mançester Sitit, Serxho Aguero. Argjentinasi erdhi në vitin 2021 me parametër zero, pasi kishte humbur finalen e Champions-it kundër Çelsit. Por aventura e tij me skuadrën e Barçës ku ai erdhi pasi atje luante edhe shoku i tij i ngushtë në kombëtare, Lionel Mesi, ishte shumë e shkurtër për shkak të një problemi në zemër. Megjithatë, tifozët e Barcelonës kanë kujtime të shkëlqyera nga “Kun” dhe kjo edhe për faktin se goli i tij i vetëm si një katalanas ishte kundër Realit të Madridit.

7PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"