16 vjet krenari dhe kontribut për kombëtaren tonë, ditë historike për “Tifozat Kuq e Zi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 17:42

16 vjet krenari dhe kontribut për kombëtaren tonë, ditë historike për “Tifozat Kuq e Zi”

Ngjyrat kuqezi nuk do të përhapeshin aq shumë në mbarë Europën po të mos ishte tifogrupi i famshëm i kombëtares së Shqipërisë “Tifozat Kuq e Zi”.

12222

Dita e sotme shënon një ngjarje të veçantë jo vetëm për anëtarët e këtij tifogrupi, por dhe për çdo shqiptar. 16 vite më parë u themelua ky tifogrup duke shoqëruar në mënyrë të pandërprerë në çdo rrugëtim, në çdo aventurë skuadrën kombëtare të Shqipërisë.

Për shkak të angazhimit me ndihmat e familjeve të prekura nga tërmeti katastrofal i 26 nëntorit, aktiviteti për festimin e përvjetorit të 16-ë të themelimit të “TKZ” do të shtyhet në një datë tjetër.

79912314_2790171914378547_1102797879052861440_n
Ky tifogrup bëri të famshme shprehjen “O sa mirë me qen shqiptar!”, e cila vazhdon të dëgjohet në shumë prej stadiumeve të huaja në çdo takim të kombëtares sonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"