18 korrik, ora 18:00/ Vllaznia përballet me Valurin në Ligën e Konferencës, klubi kuqeblu nxjerr në shitje biletat për takimin në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 18:37

18 korrik, ora 18:00/ Vllaznia përballet me Valurin në Ligën e Konferencës, klubi kuqeblu nxjerr në shitje biletat për takimin në “Loro Boriçi”

Vllaznia do të luajë ndeshjen e kthimit kundër islandezëve të Valur me datë 18 korrik në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

LORO BORICI

Klubi kuqeblu ka nxjerrë në shitje biletat për këtë ndeshje që ditën e sotme, ku ka treguar edhe çmimet përkatëse për çdo tribunë.

Biletat variojnë nga 400 lekë të reja, deri në 3000 lekë në tribunën “VIP”.


View this post on Instagram

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"