De Biazi: Kosovarë, silluni si Cana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2014 | 20:00

De Biazi: Kosovarë, silluni si Cana

DE BiaziXhani De Biazi ndihet i bezdisur nga fakti që herë pas herë në Kombëtaren shqiptare “lind” një çështje kosovarësh. Duke marrë shkas nga rasti më i fundit, ai i Loret Sadikut, trajneri i Shqipërisë, ndryshe nga e kaluara, tani vendos të jetë më pak diplomat dhe më i qartë në apelin e tij: “Kush e do Shqipërinë të vijë të luftojë për fanellën. Mjaft lojës me ‘dy porta’. Unë nuk kam bërë asnjëherë diferencime dhe lojtarët e rinj duhet të ndjekin shembullin e Canës që përveçse ëhstë lider në skuadër, është edhe një patriot i flaktë”, thotë De Biazi për “Panorama Sport”. Më tej ai shpjegon edhe rolin që mund të ketë Meha në të ardhmen, shqetësimin që ka me sulmin si dhe flet edhe për portierin e tretë.
Mister, Loret Sadiku ka zgjedhur përfundimisht Kosovën. Këtë e konfirmoi edhe trajneri Albart Bunjaki dy ditë më parë?
Nuk jam në dijeni të kësaj zgjedhjeje apo të një vendimi përfundimtar të Sadikut. Cilado që të jetë zgjedhja e tij ne do ta respektojmë.
Nuk keni pasur asnjë kontakt me futbollistin?
Jo, nuk kam patur, por ai e di se është tashmë pjesë e projektit të Kombëtares shqiptare dhe është në planet tona. Nuk ëhstë nevoja që ta themi këtë papushim, sepse po flasim për profesionistë.
Curri gjithashtu ka deklaruar pak ditë më parë se do të luajë për Kosovën. A ka një strategji për t’i dhënë fund këtyre mëdyshjeve, apo tifozët shqiptarë dhe kosovarë duhet të jenë të përgatitur që të dëgjojnë për “rokada” të tilla edhe në të ardhmen?
Atëherë dua të jem i qartë në këtë pikë: Sadiku është një lojtar i mirë dhe e velrësoj për potencialin që ka, por edhe nëse nuk vjen, Shqipëria do të vazhdojë të mbijetojë… Dua të them se nuk mund të vendosim disa standarde që nuk i bëjnë mirë skuadrës. Detyra ime si trajner është që të thërras lojtarët më të mirë në qarkullim dhe më në formë. Nëse dikush nuk vjen, ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të respektojmë zgjedhjen e tyre, por duke e pasur ndërgjegjen e pastër se unë dhe stafi i FSHF-së e kemi bnërë detyrën. Shpresoj që edhe nga ana e lojtarëve të ketë një korrektësi të këtij standardi.
Në ç’kuptim e thoni “të ketë korrektësi”?
Në kuptimin që lojtarët duhet të jenë të bindur nëse duan të zgjedhin Shqipërinë, ose një kombëtare tjetër. Nuk mund të ketë kësi zvarritjesh ose mëdyshjesh vazhdimisht dhe Shqiopëria të jetë njëri ndër opsionet. Ose zgjedh Shqipërinë, ose nëj skuadër tjetër dhe mbaron këtu. Nuk është mirë që i lënë gjithnjë gjërat evazive dhe kërkojnë të mbajnë hapur disa dyer. Kjo nuk më pëlqen dhe duhet të marrë fund.
Si duhet të marrë fund, kur mund të ketë të pakënaqur edhe në të ardhmen që mund të shohin Kosovën si opsion për të luajtur, siç ishte edhe rasti i Ujkanit?
Duhet të marrë fund dhe të sillen si burra, duke ndjekur rastin e Canës. Edhe ai është shqiptar nga trojet e Kosovës, por ka bërë një zgjedhje dhe e respekton atë. Është treguar profesionist i vërtetë, por ndërkohë është edhe një patriot i flaktë. Të kuptohemi drejt: këtë thirrje nuk e kam vetëm për lojtarët me origjinë nga Kosova, por edhe për ata shqiptarë të tjerë që në disa raste kanë luajtur me dy porta. Kjo nuk na bën mirë as ne as atyre.
A ju shqetëson fakti që Valdet Rama nuk ëhstë grumbulluar fare në ndeshjet e fundit te Valadolidi?
Sigurisht që nuk mund të jem i kënaqur me situatën e Ramës. Është i mistershëm fakti që nga një lojtar që po luante titullar nuk grumbullohet më… Ndoshta ka pasur edhe diçka brenda klubit, por më vjen keq, sepse Rama është pjesë e rëndëisshme e jona dhe duhet që të luajë sa më shumë.
A i keni parë golat e Mehës në javët e fundit dhe a keni ndryshuar mendim për rolin ku duhet të luajë ai?
Po, i kam parë golat e Mehës, shumë më tepër edhe se ju gazetarët ndoshta, sepse i kam parë disa herë secilin në përsëritje. Nuk ëhstë ndonjë gjë e re, sepse Meha na ka mësuar me gola spektakolarë. Ai e ka dhunti atë dhe nëse do të dimë ta shfrytëzojmë mirë, mund të jetë një armë plus për ne. Të mos harrojmë se edhe dy golat që ka shënuar me Shqipërinë, po kaq spektakolarë kanë qenë.
Herën e fundit me Kombëtraen luajti në krahun e djathtë dhe stonoi… Mos duhet t’i ndryhsoni rol?
Atëherë po e shpjegoj mirë këtë detaj, sepse kam dëgjuar shumë gjëra në lidhje me pozicionin e Mehës. Ai luan më së shumti si mesfuhsor i majtë disi i avancuar te Paderborni. Ndonjëherë me dëshirën e tij spostohet edhe si një sulmues i fshehur në qendër, ose edhe në të djathtë. Kështu që nuk ka ndonjë çudi të mmadhe që luajti me Shqipërinë në të djathtë.
Po, por kundër Maltës në atë krah, thuajse “humbi” fare në fushë?
Është e vërtetë që nuk dha më të mirën, por të mos harrojmë se të luash te Paderborni dhe të luash në ekipin kombëtar, diferencat edhe në cilësi edhe në vështirësi janë më të mëdha… Gjithsesi, unë e ndoqa nga afër Mehën edhe në ndeshjen kundër FSV Frankfurtit ku në fushë ishin Roshi me Kapllanin dhe ishte e dukshme se skema e preferuar e Mehës është një 4-4-2 i pastër, porse Mehës i duhet dhënë pak më shumë liri veprimi, pra të jetë më i lirë taktikisht në mesfushë. Të shohim se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen.
Ka një pakënaqësi të heshtur nga ana e Vajushit dhe Gashit.. është e vërtetë se janë jashtë planeve tuaja?
Absolutisht jo! Ata, por edhe futbollistë të tjerë, që ndoshta nuk kanë pasur hapësirat që do të dëshironin, janë pjesë e këtij projekti dhe do të kenë shanset e tyre. Një edicion kualifikuesesh është realisht i gjatë dhe do të kemi nevojë për të gjithë. Por duhet gjithashtu edhe disiplinë dhe shpirt sakrifice, sepse nuk mund të luajnë të gjithë njëherësh…
Kush do të jetë portieri i tretë i Shqipërisë?
Ende nuk e kam vendosur, por mendoj se ka ende kohë. Pastaj të mos harrojmë se kemi Berishën dhe Shehin, ndaj nuk shoh ndonjë alarm.
Shehi po kalon një moment të errët me Skënderbeun, sepse përveçse skuadra ka humbur, kampionët kanë pësuar edhe shumë gola…
Pashë ndeshjen e Skënderbeut me Tiranën dhe normalisht ishte në vështirësi. Gjithsesi ka çdo lojtar vështirësitë e veta.

Çfarë tha Duka
“Shqipëria, jo si dashnorja e dytë”
Disa muaj më parë, kur Mërgim Brahimi pat braktisur ngjyrat kuqezi për të luajtur me Zvicrën dhe Elvis Kabashi kish hequr dorë me dëshirën e tij nga Shqipëria, Armand Duka pat deklaruar se futbollistët nuk mund ta konsiderojnë kombëtaren si dashnoren e dytë. “Futbollistët që veshin fanellën kuqezi duhet ta respektojnë maksimalisht atë. Shqipëria nuk mund të kosniderohet më si dashnorja e dytë, ndaj edhe Komiteti vendosi që lojtarët të cilët e refuzojnë njëherë shqipërinë, të mos thirren më. Lojtarët duhet ta respektojnë fanellën që nga moshat U-17 deri në përfaqësuesen e madhe. Duhet disiplinë, në të kundërt nuk shkojmë askund”, pat deklaruar presidenti i FSHF-së.

berishaKombëtarja, Besarti kërkon sërish kohë
Besart Berisha ka kërkuar sërish kohë për t’i kthyer përgjigje De Biazit, nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për t’u grumbulluar me Kombëtaren ose jo në edicionin e ardhshëm. Bomberi kosovar luan në Australi me skuadrën e Brisban Roar dhe në dy sezonet e fundit ka shkëlqyer duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit. “Kam folur me Besartin dhe më ka thënë se duhet ta pres edhe disa ditë. Është shumë i impenjuar te skuadra e vet dhe i duhet ppak kohë të reflektojë dhe të bëjë llogaritë e tija. Unë ia kam thënë hapur se do të ishte një pedanë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare në këtë fushatë kualifikuese dhe se mund të lërë gjurmë. Tani vendimi i takon atij. Jam në pritje’, ka deklaruar dje De Biazi për “Panorama Sport”. Nga ana tjetër Berisha ka probleme me largësinë, sepse druhet se udhëtimet e gjata dhe të shpeshta Autstrali- Shqipëri dhe anasjelltas mund të ndikojnë në rendimentin e tij te skuadra e ardhshme, Melbërn Viktori, me të cilën firmosi në muajin janar një marrëveshje paraprake, ku do të përfitojë rreth 1.5 milionë dollarë në vit.
Vlerësimi Besart Berisha mbetet një nga lojtarët më të dashur në Australi ku prej disa sezonesh luaj në radhët e Brisbane Roar. Sulmuesi shqiptar është përzgjedhur në listën e 5 të nominuarve për çmimin Fair-Play.Sponsori zyrtar i kampionatit A-League, publikon 5 emrat e futbollisteve të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë për të ndihmuar tifozët. Në shpjegimin dhënë për Besart Berishën, atij i njihet kontributi që ka dhënë për të ndihmuar një të ri për të kaluar frikën e fluturimit me avion. Tifozët por edhe njerëzit e thjeshtë do të kenë disa ditë në dispozicion për të hedhur votën e tyre. Përveç Berishës, në listën e kandidaturave bëjnë pjesë edhe Ëilliam Gallas i Perth Glori, Xherrad Tajson i Uestern Sidnei, Majkëll Teo i Brisban Roar dhe Daniel MekBrin i Sentral Kost Mariners.

Migjen Basha, dy javë në “bokse”
Migjen Basha do të mungojë të paktnë dy javë te Torino. Mesfushori shqiptar do t’i mungojë trajnerit Ventura për sfidën e javës së 34 të Serisë A ndaj Lacios në “Olimpiko” dhe të javës së 35-të ndaj Udinezes në Torino. Futbollisti i Kombëtares shqiptare dëmtoi ligamentet e kaviljes gjatë ndeshjes me Xhenoan, por fatmirësisht ekzaminimet e fundit treguan se bëhet fjalë për një problem që nuk kërkon më shumë se dy javë kohë për t’u zgjidhur. Në këtë mënyrë 25-vjeçari pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Ventura vetëm më 4 maj në fushën e Kievos. Basha pritet të ketë një rol kyç edhe në Kombëtaren shqiptare për eliminatoret e Euro 2016 që do të nisin në shtator të këtij viti.
JETMIR HALILAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"