500 gola me Vllazninë, bomberja Megi Doçi: Shpërblim i punës së vazhdueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2021 | 21:29

500 gola me Vllazninë, bomberja Megi Doçi: Shpërblim i punës së vazhdueshme

Para ndeshjes me Partizanin u zhvillua edhe një ceremoni në nder të bomberes së Megi Doçi, e cila ka regjistruar shifrën rekord të 500 golave me fanellën e Vllaznisë. 24-vjeçarja me anë të një postimi në rrjetet sociale komentoi këtë arritje të jashtëzakonshme:

doci megi

“500 gola, një kënaqësi shumë e veçantë pas çdo goli të shënuar. Shumë emocione si dhe shpërblimi i një pune të vazhdueshme.

Dua të falënderoj ata me të rëndësishmit që kanë dhënë kontributin e tyre dhe më kanë mbështetur pa rezerva: stafin drejtues e teknik, shoqet e ekipit, Gjergji Kolën që i qëndron pranë ekipit gjithmonë me statistikat e tij, si dhe tifozët e Vllaznisë që gjithmonë na kanë qëndruar pranë në çdo kohë.

Vllaznia

Përpara me shumë guxim në thyerjen e rekordeve të njëpasnjëshme si dhe arritjen e shumë objektivave të tjerë. Ju falënderoj te gjithëve”, shkruan Megi Doçi në profilin e saj në “Instagram.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"