A tradhtojnë futbollistët? Dedektivja private zbulon rastin: Më erdhi e dashura e lojtarit të Kombëtares dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 20:23

A tradhtojnë futbollistët? Dedektivja private zbulon rastin: Më erdhi e dashura e lojtarit të Kombëtares dhe…

Detektivja private Shkënda Lili e njohur për investigimin e tradhtive në çift, në një rrëfim interesant në “Top Arena”, ka treguar rastet kur të dashurat dhe gratë e futbollistëve kanë kërkuar t’i hetonin. 

Capture-263-720x450

Lili tha se rastet janë të rralla, por zbuloi një rast të cilin ajo e ka investiguar. Pa përmendur emra, detektivja zbuloi se ka qenë e dashura e futbollisti ajo që ka kërkuar këtë të fundit ta hetojë. 

“Në fakt nuk janë të shpeshta këto rastet tek unë. Mbaj mend një rast, ku ishte e dashura, jo gruaja, ajo që kërkonte të investigonte futbollistin. 

Nuk është një futbollist me emër, është shqiptar. Nuk ishte i martuar. Unë e kam investiguar. Këtë herë nuk ka luajtur me kombëtaren, ka qenë në stol”, u shpreh dedektivja private.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"