Afrime brenda familjes, disa talente blu me ekipin e parë të Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 15:52

Afrime brenda familjes, disa talente blu me ekipin e parë të Dinamos

Vëmendja kryesore e klubit dinamovit është tek afrimi i lojtarëve të nevojshëm në skuadër për sezonin e ri. Kontaktet janë të vazhdueshme dhe priten të vijnë lojtarë me kualitet, por merkatoja blu është e orientuar edhe brenda familjes.

dinamo2-632x450-1

Strategjia e klubit kryeqytetas është që të mbështesë elementët e akademisë së Dinamos, me qëllimin për të rikthyer gradualisht një nga shkollat më të mira të futbollit në vend. Dhe aktualisht në klub janë disa elementë që premtojnë dhe janë pjesë e projektit të ekipit të parë. Një projekt që drejtori sportiv Luan Pinari e ka përparësi për këtë sezon dhe në vazhdim.

INTEGRIMI – Me ekipin e parë janë bashkuar në stërvitje tashmë disa lojtarë të spikatur të Dinamos U-19. Përveç Devi Duros, i cili ka qenë në stërvitje me të rriturit dhe më parë, nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti janë vënë edhe lojtarë të talentuar si Kevin Meçe, Bjorni Duka, Hafizi, Shkira e ndonjë tjetër. Sigurisht, stërvitja me ekipin e parë shërben si motivim për këta të rinj, që ata të punojnë më shumë për të qenë e ardhmja e Dinamos.

Të gjithë do të kenë shansin të tregojnë vlerat e tyre me fanellën blu dhe më pas të bëjnë hapin e rëndësishëm për të qenë pjesë e Dinamos, apo dhe kombëtareve të moshave, siç janë aktualisht Duro dhe Duka. Ekipi i parë ka vazhduar dje normalisht stërvitjen. Me grupin është bashkuar dhe Faton Xhemajli, i cili tani duhet të bindë stafin teknik për të qëndruar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"