Afrime në Arbanë dhe kompletim në Itali, ja strategjia e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2024 | 14:51

Afrime në Arbanë dhe kompletim në Itali, ja strategjia e Dinamos

Bilanci momental i merkatos së Dinamos është me minus, pasi ka pasur shumë largime dhe katër afrime. Thuajse një skuadër e tërë lojtarësh ka mbyllur bashkëpunimin me klubin kryeqytetas pas përfundimit të sezonit që shkoi.dinamo

Mes tyre janë disa titullarë dhe më shumë lojtarë që nuk kanë pasur aktivizim të rregullt. Megjithatë, në kampin dinamovit nuk ka nxitim për merkaton. Kur ka mbetur edhe më pak se një javë nga nisja e përgatitjeve për sezonin e ri, blutë kanë bërë katër përforcime: një goditje big, siç është Bruno Dita, dhe 3 afrime të tjera që shihen si alternativa në këtë moment. Drejtuesit e klubit kryeqytetas janë shumë optimistë se deri në fund të merkatos do të kenë kompletuar skuadrën, me të cilën do të kërkojnë një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Për këtë atë kanë një strategji me dy faza të merkatos, që ka nisur të konkretizohet.

FAZA 1 – Më 1 korrik, kur skuadra do të grumbullohet për të nisur stërvitjen në shtëpinë e saj në Arbanë, Dinamo do të ketë në fushë pjesë e mbetur nga sezoni i fundit, plus katër afrimet e deritanishme. Deri në fillim të muajit të ardhshëm mund të ketë edhe ndonjë afrim tjetër, por duhet thënë se formacioni plotësohet gjithsesi. Për portën janë në dispozicion Sali dhe Teqja, për mbrojtjen Hoxha, Janku, Meksi, Lorran dhe Mija, në mesfushë Gudiabi, Qefalija, Dita dhe Karamba, ndërsa në sulm Vila, Zabërgja, Kaçorri, Mandela dhe Qardaku. Blutë presin edhe 3 lojtarë me kualitet që të rritin forcën e skuadrës, nga një për çdo repart.

Qëllimi është që këta tre lojtarë dhe ndonjë tjetër të jenë bashkuar me ekipin para datës 20 korrik. FAZA 2 – Prej 20 korrikut Dinamo do të zhvendoset drejt Italisë për të vazhduar në këtë vend fazën përgatitore. Tri javë stërvitje intensive dhe disa ndeshje miqësore, që do të ndihmojnë stafin teknik që të kolaudojë formacionin. Por Dinamo do të ketë disa vende bosh kur të shkojë në Itali. Këto vende do të plotësohen me lojtarë që do të afrohen në skuadër pikërisht në atë periudhë për të kompletuar 100% grupin. Janë lojtarë që mund të konsiderohen si alternativa, por askush nuk ua heq atyre të drejtën të synojnë formacionin, nëse kanë kualitetin e nevojshëm. Vëmendja aktualisht është tek afrimi i një qendërmbrojtësi me eksperiencë, që pritet të vijë nga jashtë, një mesfushori për pozicionin e numrit 10 dhe një sulmuese qendre që mund të bëjë liderin e repartit.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"