Afrimet e Tiranës në merkato, kush është futbollisti 28-vjeçar që spikati te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 19:35

Afrimet e Tiranës në merkato, kush është futbollisti 28-vjeçar që spikati te bardheblutë

Shumica e lojtarëve të afruar te Tiranë gjatë merkatos së verës kanë treguar një nivel përgjithësisht të kënaqshëm për aq sa kanë luajtur në dy ndeshjet europiane kundër Torpedo Kutaisit. Edhe pse kanë pak kohë me njëri tjetrin, ata kanë dhënë sinjale pozitive.

Soler

Mes tyre ka spikatur spanjolli Ian Soler, i cili mbi të gjitha ka treguar personalitet në fushë. Futbollisti 28-vjeçar, edhe pse mund të mos jetë në formën më të mirë fizike, ishte nga ata që manifestonin siguri në fushë ndaj një kundërshtari të vështirë. Soler duket se do të jetë një element i rëndësishëm në formacionin e trajnerit Bledi Shkëmbi për sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"