Afrimi i radhës i Tiranës, bardheblutë prezantojnë sulmuesin që vjen nga Italia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 13:17

Afrimi i radhës i Tiranës, bardheblutë prezantojnë sulmuesin që vjen nga Italia

Klubi i Tiranës vazhdon të bëjë zyrtare lëvizjet që ka kryer gjatë verës, teksa ka prezantuar një tjetër emër që do të bëhet pjesë e bardhebluve për sezonin në vijim.

ndreca akileu

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh, Akileu Ndreca është bërë pjesë e klubit duke u vënë nën urdhrat e Bledi Shkëmbit.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka firmosur me sulmuesin Akileu Ndreca, i cili është vënë menjëherë në shërbim të skuadrës. Klubi i Tiranës i uron sulmuesit 23-vjeçar mirëseardhjen në familjen bardh e blu!”, shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas për firmën me lojtarin i cili ka dalë nga akademia e Vllaznisë, por ka luajtur në edicionet e fundit në kategoritë e ulëta Italiane me skuadra si Montebeluna, Klodiense dhe Ravena.

.PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"