Postuar: Qershor 5, 2015 | 13:22
Agolli, edhe një vit tjetër te Karabak
Mbrojtësi i Kombëtares do të qëndrojë edhe një vit tjetër me skuadrën e Karabak. Ansi Agolli i ka bindur drejtuesit që t’i ofrojnë rinovimin e kontratës, pasi ai u shpall si i majti më i mirë i sezonit në Azerbajxhan.
Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se futbollisti i Kombëtares ka nënshkruar edhe për 12 muaj me skuadrën azere. Tiranasi ka arritur që të bëjë një sezon të shkëlqyer me Karabak, duke fituar të dy trofetë azere.
Pas fitimit të dy trofeve me skuadrën kampione të Azerbajxhanit, Agolli do të kërkojë edhe diçka që është historike për futbollin azer: pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Kampionëve. Në të njëjtën udhë duket që të jetë edhe mbrojtësi tjetër shqiptar, Admir Teli.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"