Postuar: Janar 28, 2024 | 21:32
Akordi me klubin hungarez, Albi Doka do të zëvendësojë mbrojtësin shqiptar
Mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, ka arritur akordin me klubin hungarez, Ujpesht, teksa do të rikthehet kështu në kampionatin hungarez pas aventurës së mëparshme me Honved.
26-vjeçari nga kryeqytetit duket se do të zëvendësojë mbrojtësin shqiptar të Kosovës, Lirim Kastrati, i cili u largua nga Ujpesh pas 3 vitesh e gjysëm, duke u transferuar te skuadra e Vidzev Lodz.
Me fanellën e Ujpesh, Kastrati regjistroi 82 sfida, ku arriti të gjten 3 herë rrugën e rrjetës. Duket se drejtuesit e Ujpesh nuk kanë humbur kohë për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e 24-vjeçarit duke i besuar kështu Dokës, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.
PANORAMASPORT.AL