Akuza e presidentit të La Liga: Florentino Perez kërkon të më shkatërrojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 21:38

Akuza e presidentit të La Liga: Florentino Perez kërkon të më shkatërrojë

Përgjigja e presidentit të La Liga-s, Havier Tebas pasi mësoi se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hapur një dosje disiplinore ndaj tij për një shkelje të mundshme shumë të rëndë në thirrjen për Asamblenë e La Liga më 12 gusht nuk ka vonuar.

asdassadasdadsadsadsads

Ai ka akuzuar sërish presidentin e Realit të Madridit, Florentino Pérez si strumbullarin e kësaj historie. “Duket se dikush nuk e pranon që Superliga e tyre është refuzuar njëzëri nga i gjithë futbolli botëror dhe se projekti “CVC” me La Ligën është ratifikuar me të gjitha garancitë nga një shumicë dërrmuese prej 39 nga 42 klubet dhe është ratifikuar nga gjykatat”.

“Duket se dikush, një ekspert në budallallëqe politike, duhet të aktivizojë mjete të dëshpëruara për të provuar të imponojë mënyrën e tij të veçantë të të parit të futbollit. Epo, mos bëni gabim, ne do të vazhdojmë të punojmë dhe do të vazhdojmë të mbrohemi me gjithë forcën”, deklaroi ai. Më pas ai ka shkuar me emra kontratë.

“Besoj se e keni të qartë se prapa kësaj historie të kotë qëndron Florentino Perez. Prej kohësh kërkon të më shkatërrojë, prej kohësh dëshiron të marrë kontrollin në la Liga, por unë jam i qetë. Nuk është hera e parë që më duhet të përballem me një situatë të tillë, por ne do të ecim përsëri përpara siç kemi bërë për të gjitha çështjet”, shpjegoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"