Akuzoi policinë gjermane për vonesa, autoritetet replikojnë me trajnerin e Belgjikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 16:22

Akuzoi policinë gjermane për vonesa, autoritetet replikojnë me trajnerin e Belgjikës

Belgjika nuk po bind në Kampionatin Europian të Gjermanisë. Megjithatë, performanca gjatë turneut final europian nuk ka pasoja për qëndrimin e Domeniko Tedeskos në stol. Kjo është raportuar nga “Het Nieuësblad” që konfirmon vijimësinë e kontratës me trajnerin deri në skadencën e saj, e programuar për vitin 2026.

tedesko lukaku

Vërshëllimat pas ndeshjes së Djajve të Kuq kundër Ukrainës folën shumë. Me vetëm 4 nga 9 pikë në Grupin E, i cili konsiderohej një grup i lehtë për të mbijetuar, belgët mezi kaluan në fazën e 1/8- ave. Kjo ka shkaktuar diskutime për trajnerin e kombëtares. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se së shpejti do të shohim një trajner tjetër kombëtar pas Kampionatit Europian.

Federata Mbretërore e Futbollit të Belgjikës (KBVB) dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Tedeskon të paktën deri në fund të kontratës së tij. Edhe vetë tekniku, nuk duket se ka ndërmend ta prishë kontratën e tij më herët.

REPLIKAT ME POLICINË – Trajneri i Belgjikës u pas ndeshjes me Ukrainën për mënyrën se si ishte mbikëqyrur kombëtarja e tij në rrugën që do ta çonte nga hoteli në stadiumin e Shtutgartit. “Çdo kryqëzim ishte bosh, por semaforët me përpikëri ishin të kuq. Mbërritëm me vonesë dhe na u desh të pakësonim minutat e nxehjes”.

Me pak vonesë, por nuk ka munguar replika Frank Belz, zëdhënës i policisë në Shtutgart. “Ekipi belg dhe UEFA u informuan paraprakisht se një kohë udhëtimi prej 40 minutash nuk do të mjaftonte. Policia sugjeroi një udhëtim prej 60 minutash, por ky sugjerim u refuzua nga Federata Belge e Futbollit. Nga ana e policisë nuk ka ndodhur asgjë anormale gjatë shoqërimit të autobusit belg”, thuhej në njoftimin që shkarkon forcat e rendit nga çdo përgjegjësi në lidhje me akuzat e Xhovani Tedeskos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"