Al-Itihadi do ta mbulonte me para, Benzema pengon punësimin e Piolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 15:19

Al-Itihadi do ta mbulonte me para, Benzema pengon punësimin e Piolit

Benzema pengon punësimin e Piolit Stefano Pioli ishte një hap larg stolit të Al-Itihadit, por brenda klubit saudit ka shpërthyer kaos. Siç raporton “Le Parisien”, ylli i skuadrës, Karim Benzema, do ta kishte kundërshtuar me vendosmëri ardhjen e ish-trajnerit të Milanit.

benzemapioli-770x481

Presidenti Laoi Nazer, i cili kishte zgjedhur trajnerin së bashku me drejtorin sportiv Ramon Planes, i ka dorëzuar dorëheqjen Ministrisë së Sportit, e cila tani do të duhet të vendosë nëse do ta pranojë ose jo. Nga ky vendin do të varej edhe punësimi i Piolit, që me largimin e tij do t’i mundësonte Milanit që të mos e paguante më duke qenë se figuron në borderonë kuqezi. Një problem i vogël që deri tani nuk i lejon kuqezinjtë të çlirohen nga një pagë e konsiderueshme dhe që kufizon disi gamën e veprimit të Monkadës dhe Furlanit, të cilët, si të thuash, mund t’i kishin riinvestuar ato para për të gjetur një zgjidhje me Kia Jorabçianin që pret 15 milionë euro komisione në marrëveshjen e vështirë për Zirkzen.

ARSYEET E REFUZIMIT – Stefano Pioli i cili do të kishte vënë bast, ndër të tjera, për lojtarin e Interit, De Vrij. Por një ish-fitues i Topit të Artë, ylli i padiskutueshëm, e kundërshtoi qartë: Karim Benzema, pas një sezoni të parë mjaft zhgënjyes arab, ka ide të tjera për stolin e klubit të tij. Dhe një klauzolë në kontratën e tij duket se e lejon atë të ketë fjalën në zgjedhjen e trajnerit. I pa bindur nga Pioli, ishlojtari i Real Madridit do të donte Kristof Galtie, ish-trajneri i PSGsë, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Benzemanë dhe Kantenë. Megjithatë, pozicionimi i Benzemasë shkaktoi një tërmet brenda klubit, duke qenë se presidenti dhe drejtori sportiv praktikisht kishin mbyllur tashmë marrëveshjen me Piolin. Por ata nuk e kishin marrë parasysh yllin e tyre, i cili kërkon një ekip konkurrues të aftë për të luftuar për titull e për këtë nuk e sheh si hov cilësor punësimin e ish-teknikut të Milanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"