Alarm në mbrojtjen e Vllaznisë, Cicmil një muaj jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2017 | 10:40

Alarm në mbrojtjen e Vllaznisë, Cicmil një muaj jashtë

Kur është luajtur vetëm një ndeshje e fazës së tretë të kampionatit, trajneri Cungu përballet me një problem mjaft të madh sa i takon formacionit. Qendërmbrojtësi Stefan Cicmil, i cili ka bërë një paraqitje shumë të mirë me kuqeblutë në pjesën e parë të sezonit, ka një shkëputje të ligamentit në këmbën e majtë dhe, sipas stafit mjekësor, koha e rikuperimit nuk është më pak se një muaj.

Cicmil

Aktualisht lojtari ka nisur terapinë dhe nuk ka një datë të saktë se kur mund të bashkohet me skuadrën në seancat stërvitore. Ndërsa trajneri Cungu ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e tij, gjë e cila nuk do të jetë shumë e lehtë, duke parë edhe organikën që kanë shkodranët. Kampionati ka hyrë në një fazë shumë të vështirë dhe mungesa si ajo e Cicmil ndihen shumë në ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"