Albion Marku prezantohet në Hungari: I lumtur që i bashkohem këtij klubi me shumë histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 17:30

Albion Marku prezantohet në Hungari: I lumtur që i bashkohem këtij klubi me shumë histori

Albion Marku është prezantuar më në fund zyrtarisht te klubi hungarez ETO FC Gior, të cilit iu bashkua gjatë kësaj vere pasi i dha lamtumirën Dinamos. Mbrojtësi i cili ka spikatur në kampionatin shqiptar në vitet e fundit, prej kohësh kishte akordin me hungarezët, por është prezantuar vetëm sot prej tyre.

marku

“Panorama Sport” kishte bërë të ditur prej disa ditësh se Marku do të largohej më në fund nga Shqipëria për një eksperiencë të dytë jashtë vendit tonë, pas asaj te Lokomotiva Zagreb në fillimin e karrierës së tij. Ai pritet të jetë një titullar fiks në radhët e klubit hungarez, pjesë e të cilit pak ditë më parë u bë edhe Eneo Bitri.

“Jam shumë i lumtur që mund t’i bashkohem këtij klubi me shumë histori dhe që të mund të luftojmë bashkë në elitë. Të gjithë në skuadër më kanë mirëpritur, ndjehem shumë rehat këtu. Uroj që në sezonin e ri të jap më të mirën që të ndihmoj skuadrën dhe që të jemi të suksesshëm”, ishin fjalët e Markut pas zyrtarizimit të marrëveshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"