Alla: Shameti më kujtonte akoma shok skuadre te goli, kjo është ironia e futbollit
Albi Alla, u shpall lojtari më i mirë i takimit ndaj Kukësit. Mbrojtësi i Flamurtarit, që shënoi edhe golin e vetëm në këtë sfidë, u shpreh se kjo është ironia e futbollit, ku shënoi ndaj ish-ekipit që në ndeshjen e parë, gjithashtu, pati edhe një batutë për ish-shokun e skuadrës, Shametin.
Çfarë mendon një lojtar kur debuton me një gol?
Rëndësi ka që morëm 3 pikët. Kjo është ironia e futbollit. Rastisi që shënova ndaj Kukësit, sapo isha larguar nga aty.
Çfarë pretendon Flamurtari?
Pretendimi im personal, por edhe i ekipit, është të shohim ndeshjen e radhës. Mundohemi të përmirësohemi çdo takim, dhe këtë e tregon edhe fusha e lojës.
Ka menduar Shameti që je ende shok te momenti i golit?
Ndoshta, pasi vetëm pak ka që jam larguar, dhe ka menduar se jam shoku i tij. (qesh). Kam shënuar edhe një herë në Kupë në Greqi, por jam i lumtur për 3 pikët. Me këtë futboll, duhet të marrim edhe më të mirën.
Një mesazh për Panuçin?
Kombëtaren e ëndërrojnë të gjithë. E kam ndjerë edhe një herë atë kënaqësi. Duke dhënë maksimumin në ndeshje dhe stërvitje, vetëm kështu mund të tërheq vëmendjen e trajnerit Panuçi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"