Alvarez i pakënaqur te Mançester Siti, PSG gati të joshë argjentinasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2024 | 16:07

Alvarez i pakënaqur te Mançester Siti, PSG gati të joshë argjentinasin

Mund të jetë një lajm me të vërtetë surprizë, por Julian Alvarez mund të largohet nga Mançester Siti në merkaton e kësaj vere. Kampioni i botës me Argjentinën ka qenë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Pep Guardiolës, por ai mund të kërkojë një mundësi larg “Etihad” për të qenë pjesë e një projekti ku ai mund të ndihet edhe më i rëndësishëm.

alvarez

Fabricio Romano, eksperti italian i merkatos raporton se e ardhmja e ish-talentit të River Plejtit do të jetë një temë e nxehtë në merkaton e kësaj vere. Romano konfirmon gjithashtu se ka një interes të fortë nga ana e PSG-së për futbollistin, i cili admirohet edhe nga Atletiko e Madridit. Ai është aktualisht zgjedhje e dytë në “Etihad”, ku çelësat e sulmit Guardiola ia ka besuar Erling Halandit. Dëshira e tij është që të qëndrojë, por kërkon që të ketë një rol më të rëndësishëm në skuadër sezonin e ardhshëm, që për momentin Guardiola nuk ia garanton.

Por trajneri katalanas e vlerëson shumë talentin e tij, duke qenë se ai nuk luan vetëm si një sulmues i mirëfilltë, por operon në shumë zona në fushë, përfshirë atë të rolit të numrit 10. Kontrata e tij në “Etihad” skadon në 30 qershor të vitit 2028.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"