Ambicie madhore, klubi i Kategorisë së Parë rikthen në skuadër futbollistin që u shpall kampion me Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 20:54

Ambicie madhore, klubi i Kategorisë së Parë rikthen në skuadër futbollistin që u shpall kampion me Elbasanin

Pogradeci rikthehet me ambicie madhore në Kategorinë e Parë pas 2 sezonesh mungesë. Liqenorët pak ditë më parë u privatizuan duke u bërë me president të ri. Bëhet fjalë për pronarin e firmës “Arlis Construction”, Armand Lilo, i cili tashmë do të jetë dhe numri 1 i KF Pogradecit.  

Pogradeci kampion

Kësisoj drejtuesit pogradecarë nuk kanë humbur kohë për t’u futur fuqishëm në merkato, me objektiv ndërtimin e një skuadre pretendente për edicionin e ri dhe pse jo të synojë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.  

unnamed

Mësohet se Miklovan Pere do të jetë përforcimi i parë për skuadrën e Samuel Nikajt. Palët kanë arritur akordin, për rikthimin e mbrojtësit pogradecar, i cili sezonin e kaluar u shpall kampion me AF Elbasanin. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe prezantimi i Peres.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"