Amerikanët pushtojnë Serinë A, gati të blejnë edhe klubin që Berluskoni dhe Galiani ngjitën në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 19:00

Amerikanët pushtojnë Serinë A, gati të blejnë edhe klubin që Berluskoni dhe Galiani ngjitën në elitë

Klubi i Monzës pritet të jetë ai i radhës i Serisë A që ndryshon pronësi, për të kaluar nën kontrollin e amerikanëve. Lajmi vjen nga mediat italiane të cilat kanë mësuar se një fond investimi amerikan është gati të ndërhyjë për të siguruar klubin e Serisë A.

MONZAA

Monza lëngonte në seritë e ulëta të futbollit italian deri kur Silvio Berluskoni vendosi ta merrte dhe të investonte për ta ngjitur në elitë. Nën drejtimin e Adriano Galianit i cili vazhdon e drejton klubin edhe pas vdekjes së biznesmenit dhe politikanit të njohur, Monza ka siguruar përsëri mbijetesën në elitë.

Por tani familja Berluskoni kërkon të largohet përfundimisht nga futbolli dhe investitorët amerikanë me qendër në Teksas, janë të gatshëm të blejnë klubin me bisedimet që kanë avancuar ndjeshëm.

Ata kanë nisur të gjurmojnë që tani për drejtuesit që do të jenë në detyrë në bazën e këtij projekti të ri, por me mbikëqyrjen e Galianit i cili nuk pritet të largohet nga detyra e tij edhe në vitet në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"