ANALIZA/ 703 gola në bagazh, sa ka ndryshuar sulmi i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 19:00

ANALIZA/ 703 gola në bagazh, sa ka ndryshuar sulmi i Interit

Vitet 1700, epokë revolucionesh të mëdha. Por në futbollin e sotëm, ata që në fakt transformohen pa u shtrembëruar janë revolucionarë. Ata përshtaten me nevojat, në vend që të ndryshojë thelbin e tyre. Diçka e tillë ndodh më lehtë kur fitorja bëhet ngjitësi më i mirë, garancia e një projekti të besueshëm dhe humor i mirë.

lautaro turam

Kështu po ndodh realisht me Interin, një skuadër që 40 ditë para përfundimit të merkatos ka bërë tashmë të gjitha investimet më të rëndësishme, duke rritur nivelin. Aq shumë sa Simone Inzahi mund të llogarisë në lojtarë të nivelit të lartë në çdo repart. Në sulm, katër sulmuesit me të cilët, deri më sot, kanë shënuar qindra gola. Shuma i kalon shtatëqind, në fakt. 703, për të qenë të saktë.

SHIFRAT — Ardhja e re, Mehdi Taremi, është edhe lojtari me historinë më të gjatë, falë 251 golave të shënuar në karrierë. Lautaro Martinez pason në 192, Arnautoviç është në kuotën 175 ndërsa Turam është 85. Renditja padyshim duhet të kontekstualizohet me detajet personale, Taremi dhe Arnautoviç mund të llogarisin në përvojën më të madhe, që e kanë legjitimuar me golat e shënuar nëpër Europë dhe me ato ekipet përkatëse kombëtare.

Kjo është edhe arsyeja pse janë mbresëlënëse shifrat e Lautaros, më afër pragut të 200 (golave) sesa 30 (të viteve), golashënuesi më i mirë në Serisë A dhe “Copa America”. Kapiteni është simboli perfekt i një Interi ambicioz, i cili synon të zgjerojë dominimin edhe jashtë kufijve italiane. Vitin e kaluar iu afrua kaq shumë, tani themelet për nisjen e sipërmarrjes duken edhe më të forta. Duke folur për kampionatin, mendoni se Milani, me ardhjen e Moratas, ka një repart sulmues me 531 gola. Është një tjetër shenjë e një boshllëku që zikaltrit synojnë ta bëjnë edhe më të qartë, duke shkruar faqe të reja të historisë së lavdishme.

TAREMI MEZI PRET – Sigurisht, diçka mund të ndryshojë ende. Korrea, për shembull, nuk ishte përfshirë në llogaritje sepse ka shumë të ngjarë të shitet në javët e ardhshme. Ai ka disa simpatizues (AEK i Athinës dhe River Plate). Dhe mbi të gjitha nuk është pjesë e projektit teknik. Histori ndryshe për Arnautoviçin, largimi i të cilit do të motivohej më shumë për arsye buxheti pasi është zgjedhje e katër dhe ka një pagë prej 3.7 milionë eurosh.

Në çdo rast, kushdo që do të jetë elementi i katërt për të plotësuar sulmin, Inzagi mund të flejë i qetë, në funksion të një sezoni kaq të gjatë dhe intensiv që kërkon rrotacione më të forta. Taremi po kënaqet, pasi shënon vazhdimisht në stërvitje dhe ka shënuar dy herë në miqësoren e parë kundër Luganos dhe një tjetër herë dy ditë më parë kundër Pergoletezes. Me pak fjalë, trajneri e quan atë element të sigurt, pavarësisht nga zgjedhja e formacionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"