Analiza e Igli Tares: Juvja goditi saktë, Milani mos ta lëshojë Pavloviçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 10:46

Analiza e Igli Tares: Juvja goditi saktë, Milani mos ta lëshojë Pavloviçin

Pavarësisht se koha si i papunë sa vjen e shtohet, Igli Tare është një zë i respektuar në Itali.TAREEESidomos në lidhje me dinamikat e merkatos, veçanërisht për skuadrat e Serisë A, që me përvojën dhe vitet e punës ka mësuar t’i njohë mirë. Ish-drejtori shqiptar i Lacios ka dhënë dje një intervistë, ku përveç se ardhmes së tij, ka cekur edhe strategjitë e Juventusit.

Çfarë mendoni për Kefren Turamin?

Mendoj se do të jetë surpriza e Serisë A të ardhshme, pasi është një mesfushor i kompletuar. Jam i habitur që klube të tjerë të mëdhenj nuk menduan për të. E përgëzoj Juventusin.

A do ta zëvendësojë dot Rabionë?

Adrien ka pasur një karrierë të shkëlqyer, por Kefereni ka aq shumë cilësi. Ai mund të bëhet pikë referimi në skuadrën e Tiago Motës, por nuk duhen bërë diskutime se cili është më i mirë.

Çfarë mendoni se mund të ndodhë me Kiezën?

Po flasim për një ndër lojtarët më të mirë në qarkullim, por e ardhmja e tij varet nga planet e klubit. Nëse nuk është pjesë e projektit, ofertat mund të konsiderohen. Lojtarët me këmbë si të tij nuk janë të lehtë për t’u gjetur, por nëse nuk është pjesë e planeve të klubit, atëherë ndoshta është koha për të ndarë rrugët dhe për të mbledhur para.

Cilin do ta shihni si zëvendësues ideal?

Ka pak lojtarë të nivelit të Juventusit. Sanço ose Adejemi janë alternativa që po përfliten, por unë preferoj anglezin.

Sa humbasin italianët duke lejuar të transferohet në Angli dikë si Kalafiori?

Nuk mendoj se Roma nuk pa një lojtar të fortë tek ai, por vinte nga dëmtime të rënda dhe kishte nevojë për hapësirë që verdhekuqtë nuk mund t’i jepnin. Të gjitha klubet kanë përfituar nga rritja e tij, Bolonja, Bazel, Roma dhe Arsenali, që do ta blejë atë. Kalafiori është shembulli klasik që duke u dhënë besim lojtarëve ata dalin në pah. Gjithçka i mungon futbollit përveç lojtarëve, pasi nuk janë më paratë si dikur. Sot duhen ide.

Si ato ide që juve në kohët e Lacios nuk ju munguan kurrë. Ju keni qenë pranë Pavloviçit, i cili sot kërkohet nga Milani. Çfarë nuk shkoi?

Kishim arritur një marrëveshje, por fatkeqësisht ai nuk i kaloi ekzaminimet mjekësore. E njoh mirë Strahinjën, ai luan si në mbrojtjen tre ashtu edhe në atë me katër. Kuqezinjtë do të bënin një goditje të madhe nëse do ta blinin.

Ju, kur do të ktheheni në aksion?

Pyetje e bukur. Nuk e di, dëshira është, por s’dua të nxitoj në asgjë.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"