Analiza/ Leverkusen forcon mesfushën, Bajern Mynih i etur për “hakmarrje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 12:51

Analiza/ Leverkusen forcon mesfushën, Bajern Mynih i etur për “hakmarrje”

Bajer Leverkusen e mbylli sezonin 2023-2024 pa asnjë humbje në Bundesligë dhe synimi i “Aspirinave” do të jetë ta zgjasin sa më shumë këtë rekord, edhe në edicionin pasardhës.

bajern

Ata do e nisin kampionatin gjerman me petkun e kampionit, ndërsa Bajern Mynih është më i motivuar se kurrë për t’i rrëzuar nga froni. Faqja zyrtare e ligës “bundesliga.com” ka analizuar në detaje 3 favoritët kryesore për t’u shpallur kampionë në Gjermani.

KAMPIONI LEVERKUSEN – Asnjë largim i bujshëm prej kontingjentit të Ksabi Alonso. Frimpong-Grimaldo-Bonifejs-Virc-Shik dhuruan “shou” në ciklin e shkuar nuk janë prekur nga tregu i transferimeve dhe sipas asaj që raporton “BILD” s’ka asnjë shans që ata të ndryshojnë ekip. Përpos këtij fakti, me urdhër të Ksabit, Leverkusen ka nënshkruar me Aleiks Garcia.

BAJERNI I KOMPANISË – Një sezon i parë pa trofe që nga 2011/12, bavarezët si rrallë herë në Bundesligë do të jenë në pozitën e ndjekësit. Përveç ndryshimit të trajnerit, gjigantët nga Mynih kanë afruar disa lojtarë me perspektivë për të ardhmen. Ata kanë transferuara mbrojtësin japonez Hiroki Ito, mesfushorin Zhoa Palhinja dhe sulmuesin Mishel Olize. Ndërkohë, janë kthyer nga huazimet Josip Stanisiç dhe Arijon Ibrahimoviç. Mjafton të përmendim se në fazën ofensive ndodhet Herri Kejn, i cili përfundoi sezonin e tij debutues me 36 gola, pesë më pak nga rekordin i Robert Levandovski në një sezon të vetëm. Duket se rekordmenët e Gjermanisë i kanë “kartat” në rregull për të marrë “kurorën” në Bundesligë.

DORTMUNDI ME SHAHIN – Ashtu si Bajerni, Dortmundi pritet të ketë një paraqitje shumë të përmirësuar në ligë. Pavarësisht se shkuan deri në finalen e Champions-it (2023/ 24), Borusia e mbylli kampionatin vetëm në vendin e 5-të. Dorëheqja e papritur e Edin Terziç i ka dhënë mundësi Nurin Shahin të marrë “frerët” ekipit, ndërsa Dortmundit i dha lamtumirën dy legjendave, fjala është për Marko Rojs dhe Mats Humels. Anton dhe Girasi janë blerjet më të rëndësishme, të dy vijnë nga Shtutgarti, me statistika domethënëse në detyrat respektive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"