Analiza/ Tetë vite rrugëtim, ulje-ngritjet e Sauthgejtit te Anglia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 13:30

Analiza/ Tetë vite rrugëtim, ulje-ngritjet e Sauthgejtit te Anglia

Ish-mesfushori Sauthgejt mori drejtimin e Anglisë përgjatë 102 ndeshjeve, para se të largohej si pasojë e humbjes në finalen “Euro 2024” nga Spanja. Por cilat ishin ndeshjet më të mira dhe ato më të këqijat nga mbretërimi tetë-vjeçar i ish-mbrojtësit popullor përpara asaj nate shkatërruese të së dielës në Berlin? Këtu i hedhim një sy.sauthgejtNGRITJA

Kolumbi 1-1 Angli (3-4 me penallti,) Kupa e Botës 2018Kjo ishte nata që mbështetësit e shumëvuajtur më në fund filluantë besonin se po kthehej trofeu në shtëpi. Pavarësisht se pranoi njëgola barazimi vonë, Anglia mbajti nervat e saj për të kaluar nëçerekfinale të Kupës së Botës 2018 me penallti. Ishte fitorja e parënë 11-metërsha pas 22 vitesh.

Spanja 2-3 Anglia, Liga e Kombeve 2018

Pas Kupës së Botës, Anglia fitoi në Spanjë për herë të parë në 31 vjet me një sukses të shkëlqyer në Ligën e Kombeve. Djemtë e Sauthgejt tronditën vendësit në Sevilja me një paraqitje drithëruese që i pa ata të kryesonin 3-0 në pushim falë një dopiete të Rahim Sterling dhe golit të Markus Rashford. Edhe pse anglezët pësuan dy gola në pjesë e mbetur të lojës, mënyra se si “Tre Luanët” i ndalën iberikasit emocionoi çdo tifoz.

Angli 2-1 Danimarkë, gjysmëfinale e “Euro 2020”

Garet udhëhoqi Anglinë në finalen e tyre të parë të madhe në 55 vjet pasi mundi Danimarkën në kohës shtesë, gjysmëfinalja e “Euro 2020”. Pasi kishin pësuar të parët gol, “Tre Luanët” luftuan përsëri për ta dërguar atë në kohën shtesë me një autogol. Më pas ishte kapiteni Kejn ai që e ktheu në gol një kërcim pasi Kasper Shmajkell fillimisht priti penalltinë e tij në kohën shtesë për ta fituar atë.

Anglia 3-0 Senegal, 1/8 e Kupës së Botës 2022

Anglia tashmë kishte mposhtur Iranin dhe Uellsin, respektivisht 6-2 dhe 3-0, jashtë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2022,përpara se të kalonte Senegalin. Ishullorët me gola të thjeshtëshënuan një tjetër fitore të madhe për të krijuar një çerekfinale tëmrekullueshme kundër Francës.

Itali 1-2 Angli, kualifikueset e “Euro 2023”

Në një natë kur Herri Kejn u bë golashënuesi më i mirë i të gjithakohërave të Anglisë, “Tre Luanët” shënuan fitoren e parë jashtëfushe, kundër Italisë që nga viti 1961. Ishte ndeshja e parë që ngadalja e tyre nga Kupa e Botës 2022 dhe siguroi një fillim të përsosur të fushatës së kualifikuese për “Euro 2022”.

Anglia 2-1 Holanda, gjysmëfinalja e “Euro 2024”

Tifozët dyshuan te grupi i Sauthgejt në gjysmëfinalen e “Euro 2024”,por ata u përgjigjën me një shfaqje të ashpër. Ksavi Simons hapirezultatin për holandezët, por penalltia e bomberit Kejn barazoishifrat. Olie Uatkins në limite.

DISFATAT E HIDHURA

Kroacia 2-1 Anglia, gjysmëfinalja e Kupës së Botës 2018

Pasi e çuan Anglinë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës qënga viti 1990, lojtarët e Sauthgejt bënë një fillim ëndrrash pasi Kieran Tripier i vendosi ata në avantazh. Por Ivan Perisiç barazoi, pasi kroatët filluan të merrnin kontrollin. Disa nga zëvendësimet e teknikut anglezë u vunë në pikëpyetje, ku ekipi i tij u mund nëkohën shtesë

Itali 1-1 Angli (3-2 penallti) finalja e “Euro 2020

“Ndoshta nuk do të ketë kurrë një shans më të mirë për të siguruarnjë trofe për “Tre Luanët”, sesa kjo finalja e “Euro 2020”. Luk Shou u dha organizatorëve epërsinë pas vetëm disa sekondash, por ashtu si kundër Kroacisë tre vjet më parë, ranë në “gjumë” dhe i lamë rivalët të riktheheshin. Leonardo Bonuçi barazoi në pjesën e dytë dhe ndeshja përfundimisht shkoi në penallti. Fatkeqësisht Markus Rashford, Xhejdon Sanço dhe Bukaio Saka u futën të gjithë për të goditur nga pika, por treshja e guximshme humbën.

Angli 0-4 Hungari, Liga e Kombeve 2023

Një vit pas Euros dhe ishte turp i plotë për Anglinë në këtë ndeshjetë Ligës së Kombeve në “Molineux”. Ishte humbja më e madhe nështëpi që nga viti 1928 dhe rezultati bëri që Ishullorët të binin ngagrupi më i lartë i Ligës së Kombeve dhe të kthehej në atë qëpërmbante Republikën e Irlandës, Finlandën dhe Greqinë.

Anglia 1-2 Franca, çerekfinalet e Kupës së Botës 2022

Anglezët u rikthyen në lojë përmes Kejn kundër Francës. Por nëmomentin më të mirë nga ekipi i Sauthgejt, ata pësuan golin eeliminimit në çerekfinale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"