Analiza/ Tirana kaloi klasën, por ende larg pritshmërive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 8:45

Analiza/ Tirana kaloi klasën, por ende larg pritshmërive

Tirana e Bledi Shkëmbit kaloi klasën në Gjeorgji, por ende larg një ekipi që mund të bindë dhe të tentojë titullin kampion, ashtu siç bardheblutë janë mësuar në historinë e tyre.

TR

Një mbrojtje e re, ndryshe nga ajo e sezonit të kaluar, që për pak sa nuk theu rekorde në pësimin e golave, por sërish shfaqi pasiguri, sidomos në minutat e para ku presingu i Torpedos ishte i lartë. Mesfushorët po ashtu hasën tepër vështirësi dhe nuk krijonin një pikë pasimi për mbrojtësit e qendrës që në shumicën e rasteve tentonin topin e gjatë ku shpeshherë ishte i gabuar.

Ndoshta edhe nga fakti që ekipi e vuajti presingun e Torpedos dhe u detyrua që të tërhiqej pak mbrapa dhe duke rrezikuar shumë pak në pjesën e parë. Bajroviç e kishte të pamundur i vetëm përpara, por fizikisht e përballoi mirë.

Nxjerrja e Metës në mesfushë ishte edhe pika e kthesës në të dytën, me forcat që u shtuan përpara dhe me Tiranën që po merrte frymë lirshëm. Avash-avash metrat u fituan dhe bardheblutë e kuptuan që ishin në rrugën e duhur për të barazuar, si edhe mbrojtja ishte më e vendosur. Pozitiv ishte edhe qasja që patën në fushë lojtarët zëvendësues për aq minuta sa luajtën, ndërkohë një menaxhim më i mirë mund t’i bëhej edhe kundërsulmeve, kur shihej qartë një Torpedo me bateri të mbaruara.

Një barazim pozitiv duke qenë se ndeshja e kthimit është në Elbasan, por shumë gjëra për t’u përmirësuar në vijim, të paktën për të konkurruar denjësisht Egnatian, Partizanin dhe Vllazninë për titullin kampion në sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"