Anatomia e një superylli, ja si Belingam i ka mahnitur të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2023 | 14:56

Anatomia e një superylli, ja si Belingam i ka mahnitur të gjithë

Paraqitja që Xhud Bell ingam (20 vjeç) po tre gon në këtë fillim sezoni me Realin e Madridit dhe kombëtaren angleze po mahnit botën e futbollit. Gazeta “Daily Mail” e ka cilësuar “një paraqitje e klasit botëror” atë të Bellingamit kundër Skocisë dhe ka hartuar “anatominë e një super ylli”, duke nënvizuar se “Bellingam mëson shpejt dhe ka një shpejtësi të menduari që e ngre lojën në një niveli tjetër”.

belingam

Kreig Hop është përgjegjës për përcaktimin e “atributeve të futbollit” të Bellingamit për “Mail Sport”. Veshët Bellingam mëson shpejt. Jashtë futbollit, ai ka një rrjet të ngushtë këshilltarësh dhe duket se po ndjek qartë udhëzimet e tyre.

GOJA – Të dëgjosh Bellingamin nuk është njëlloj si të dëgjosh çdo 20-vjeçar tjetër. “Xhud është 19-vjeçari më i ndjekur në mbarë botën”, deklaronte për të ishtrajneri i tij te Dortmundi, Edin Terziç.

ZEMRA – Anglezi ka një dëshirë të qartë për të qenë më i miri. Quajeni pasion, atmosferë, ego – ka një energji unike në Bellingam që vjen nga brenda.

KËMBËT – Ajo që Bellingam bën me këmbët e tij tani është pothuajse e një natyre tjetër. Ai mund të manipulojë një top sipas dëshirës dhe përdorimi i tij është efikas dhe efektiv. Nuk ka mburrje apo teprime.

MUSHKËRITË – Është mirë të kesh aftësi teknike, por edhe lojtarët më të mirë modernë duhet të punojnë dhe Bellingam sigurisht që e bën këtë. Mesfushori është një lojtarë që kërkon të jetë aktiv gjatë gjithë kohës, të vrapojë gjatë gjithë ndeshjes.

KOKA – Përveç aftësive teknike, është shpejtësia e të menduarit ajo që e lartëson lojën e Bellingamin dhe me shumë gjasa e bën të veçantë nga kolegët e tij. Gazetari Ian Lediman thekson në “Daily Mail” se “ka kohë që kombëtarja angleze nuk kishte një lojtar si Bellingam, një lojtar me talent kaq të parakohshëm dhe aq të zhvilluar fizikisht dhe emocionalisht në një moshë kaq të re. Bellingam ka aftësinë e Zinedin Zidan për të bërë që loja të rrjedhë me ritmin e tij”. Legjenda e Junajtidit, Brajan Robson dhe ish-trajneri i Anglisë, shkruan në “Daily Mail” se “pjekuria dhe disiplina që Bellingam duhej të tregonte për të mbijetuar si fëmijë duke luajtur dhe jetuar në Gjermani i dha atij aftësi të jashtëzakonshme jetësore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"