Andi Hasa i premton besnikëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2013 | 13:07

Andi Hasa i premton besnikëri

Dinamo-Himara 1-0, blute takojne gjyqtaret para ndeshjesNjë numër i konsiderueshëm lojtarësh që mbyllën sezonin me Dinamon duan të vazhdojnë me këtë skuadër dhe për një sezon. E ndërsa disa e kanë shprehur hapur, të tjerë kanë komunikuar me drejtuesit. Megjithatë, lista e futbollistëve që pritet të rinovojnë pothuajse është ezauruar. Me mbylljen e këtij muaji, drejtuesit e klubit blu pritet të mendojnë dhe për kreun e pankinës, i cili është më i rëndësishmi. Ndërkaq, nga sa mësohet, me një grup prej 5-6 lojtarësh është arritur akordi parimisht, por kanë mbetur vetëm firmat pa u hedhur në kontratë. Megjithatë, sipas burimeve konfidenciale bëhet me dije se blutë këtë sezon do të jenë ndryshe dhe do të luftojnë vetëm për rikthimin në elitë. Pas Dostit, Allkanjarit e Malajt, Andi Hasa është mesfushori i cili premton qëndrimin te Dinamo. “Ne jemi të lumtur që arritëm të mbanim në kategori një emër të madh të futbollit. Unë kam qenë pjesë e skuadrës në ditët më të mira dhe ato më të vështira, ndaj dua të qëndroj dhe të kontribuoj për të rikthyer Dinamon në elitë”.
Erjon Hamitaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"