Angli apo jashtë, Armando Broja ende në “ajër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 16:07

Angli apo jashtë, Armando Broja ende në “ajër”

Me afrimin e trajnerit italian Enco Mareska, qëndrimi i Armando Brojës te Çelsi bëhet shumë i vështirë.

-900-0-1718564431xbroja-312

Siç raportojnë mediat vendëse, trajneri nuk e ka në plane sulmuesin shqiptar i cili duhet të shitet përfundimisht pas disa huazimeve, së bashku me disa lojtarë të tjerë të cilët do të rregullojnë bilancin e klubit blu. Armando është ende me pushime, ndërsa e ardhmja mbetet ende në ajër.

Evertoni është klubi që kërkon ta mbajë Brojën në Premier Ligë, ndërsa edhe jashtë saj ka disa pista ku 22-vjeçari mund të përfundojë, si Italia apo Gjermania. Megjithatë, çdo gjë pritet të vendoset pas Kampionatit Europian, atëherë kur Çelsi do të nisë edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"