Antonio Konte nis që tani luftën me Ibrahimoviç: Mund të isha i bezdisshëm për Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 13:43

Antonio Konte nis që tani luftën me Ibrahimoviç: Mund të isha i bezdisshëm për Milanin

Tri javë më parë, Zlatan Ibrahimoviç duke shpjeguar zgjedhjen e Paulo Foneskës si trajner të Milanit deklaroi se Milani kishte nevojë për trajner dhe jo për një menaxher, duke thënë se Konte nuk ishte ajo që ai me drejtuesit e tjerë kuqezi po kërkonin.

ibrahoimovic konte

Ka vonuar, por nuk ka harruar Antonio Konte që në prezantimin e tij te Napoli, gjeti kohë për t’i replikuar drejtuesit të “Djallit”. I pyetur për Milanin, Konte tha:

“Unë i respektoj të gjithë ata me të cilët punojë. Te Milani më konsideronin menaxher? Në fakt, e konsideroj veten si trajner, por dua ta them fjalën time dhe në aspekte të tjera. Kjo mund të jetë e bezdisshme për ndonjë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"