Apolonia “bllokon” lojtarët nën kontratë, Fierakët presin të arkëtojnë të ardhura nga 7 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2024 | 21:32

Apolonia “bllokon” lojtarët nën kontratë, Fierakët presin të arkëtojnë të ardhura nga 7 lojtarë

Atë që nuk e arritën në edicionin e fundit, skuadra fierake shpreson që ta finalizojë në sezonin 2024-2025. Flitet se Apolonia ka plane serioze për sezonin e ri, por kjo varet edhe nga ruajtja e grupit, si dhe përforcimet në merkato. Pikëpyetja më e madhe ka të bëjë qëndrimin e kapitenit Romeo Harizaj, ku pas dy vitesh portieri mund të largohet.

festa e apolonise

Nëse për Apoloninë është e vështirë të mbajë në skuadër lojtarë që u mbaron kontrata, pasi disa prej tyre nuk duan të luajnë sërish në një nivel të ulët, ata nën kontratë klubi nuk ka ndërmend t’i lërë të lirë. Të paktën, për momentin u ka bërë “bllokadë” dhe i ka informuar se do të zbatojnë kontratën deri në fund. Nëse më pas nuk do t’i mbajnë dot, fierakët shpresojnë që së paku t’i shesin dhe të arkëtojnë të ardhura në arkën e klubit. Këto para më pas t’i përdorin për të përforcuar skuadrën, fillimisht duke i zëvendësuar me cilësi lojtarët e larguar, por edhe për të dubluar ndonjë repart, që ka nevojë.

Shtatë janë lojtarët që për momentin Apolonia ka shpresa të mëdha, nga qendërmbrojtësit Serjan Repaj dhe Ndubuisi Francish, te mesfushorët Mateo Shanaj dhe Abjel Bejzades, e deri te sulmuesit Erald Maksuti, Xhovalin Trifonit dhe Umejiego Antoni. Të shtatë kanë spikatur në sezonin e fundit, ndonëse Ndubuisi ka vuajtur prej një dëmtimi të rëndë, i cili e ka mbajtur larg fushave të blerta për disa javë rresht, por është një lojtar ndaj të cilit nuk kanë munguar ofertat. Gjithsesi, tentativa e parë e klubit do të jetë t’i mbajë me çdo kusht në skuadër edhe për këtë sezon, pasi e shohin të rëndësishëm ruajtjen e një pjesë të mirë të boshtit të lojtarëve, për të ndërtuar kështu skuadrën që do të tentojë ngjitjen në Superiore. Megjithatë, për vendimet duhet pritur, pasi kampionati sapo është mbyllur dhe i ardhshmi do kohë që të fillojë.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"