Postuar: Qershor 13, 2019 | 12:13
Apolonia mbetet pa trajner, Stojku e mbyll te fierakët
Gentian Stojku nuk do të jetë më trajner i Apolonisë.
“Panorama Sport” mëson se tekniku elbasanas, ka mbyllur aventurën e tij të shkurtër te fierakët dhe tashmë do të kërkojë fatin e tij në një ekip tjetër.
Stojku drejtoi Apoloninë për 8 ndeshje dhe arriti që ta mbante në Kategorinë e Parë.
Para se të merrte drejtimin e fierakëve, ai ishte në krye të Kamzës, ku e mbylli aventurën, për shkak të rënies së klubit në Kategorinë e Dytë, pas dhunës që iu ushtrua arbitrit, Eldorjan Hamiti.
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"