Apolonia me “fshesë në dorë”, largohet qendërsulmuesi nigerian që u afrua në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2024 | 15:59

Apolonia me “fshesë në dorë”, largohet qendërsulmuesi nigerian që u afrua në janar

Tek Apolonia po punohet në tri fronte. Faza e mirëfilltë përgatitore, bisedime në merkato dhe “spastrime”.

abubakar nasir apolonia

E para është duke u zhvilluar çdo ditë në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, me qëllim përgatitjen intensive të lojtarëve të rinj vendës dhe të huaj, ndërsa e dyta dhe e treta janë të lidhura ngushtë me njëra–tjetrën në këtë periudhë, pasi afrimet e reja do të sjellin domosdoshmërish edhe largime. Kështu që Apolonia ka bërë gati “fshesën”. Pas mbylljes së javës së parë të përgatitjeve intensive në Korçë, në klub po mendohet për listën e spastrimeve dhe lojtarët që do të largohen do të jenë disa. Drejtuesit e kanë të qartë këtë listë në kokën e tyre, ku bëjnë pjesë ata që nuk kanë plotësuar pritshmëritë.

Duket se fierakët po ua vënë “fshesën” të huajve në skuadër, pasi gjatë sezonit që kaloi ishin shumë larg asaj që pritej prej tyre. Ky kontingjent do të jetë i pari që do e pësojnë. Pas largimit të mbrojtësit të djathtë, Kevin Odongo dhe qendërsulmuesit Levis Shivaçi, të cilëve u përfundoi kontrata, “Panorama Sport” mëson se të njëjtin fat ka pasur edhe një nigerian. Bëhet fjalë për qendërsulmuesin Abubakar Abdulkadir Nasir, i cili u afrua në merkaton e janarit, por me sa duket me paraqitjet e tij nuk bindi për sezonin e ardhshëm dhe klubi ka ndarë rrugët me marrëveshje. Edhe pse erdhi në janar si përforcim që mund t’i shërbente shumë skuadrës, duket se periudha e tij e “provës” gjatë këtyre muajve nuk ka kaluar me sukses.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"