Apolonia “ndez motorët” për sezonin e ri, 15 të konfirmuar nga edicioni i fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 14:59

Apolonia “ndez motorët” për sezonin e ri, 15 të konfirmuar nga edicioni i fundit

Apolonia fillon sot, në orën 19:00, fazën përgatitore për sezonin e ri, me synimin për të ndërtuar një ekip pretendent. Klubi ka gati listën e lojtarëve që do të jenë të pranishëm sot në stadiumin “Loni Papuçiu”.

apoloniaa

Ka qenë një kërkesë e klubit që pjesa më e madhe e lojtarëve të bashkohen me skuadrën më 15 korrik. Mund të ketë edhe ndonjë vonesë disaditore për lojtarët afrikanë, për shkak të mënyrës së udhëtimit të tyre drejt Shqipërisë, me linjat transit. Në kushte të tilla, grupi pritet të jetë i plotë për trajnerin Artan Mërgjyshi, me shumë mundësi të enjten. Burime pranë klubit fierak bëjnë me dije se fillimisht do të ketë një grup të zgjeruar lojtarësh, rreth 30, por më pas do të bëhen seleksionimet përkatëse.

Pjesë e listës që do të nisin përgatitjet sot janë 15 të konfirmuarit nga Apolonia e sezonit të shkuar, të tjerë nga akademia, si dhe 4 futbollistët e rinj të huaj, të cilët kanë rinovuar menjëherë kontratën me fierakët. Gjatë kësaj periudhe në provë do të vijnë shumë futbollistë vendës dhe të huaj, të cilët duhet të bindin trajnerin Mërgjyshi.

Hilmi Saliu- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"