Apolonia ndryshon mendje, zbehen shaset për rinovimin e mesfushorit nigerian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2024 | 13:12

Apolonia ndryshon mendje, zbehen shaset për rinovimin e mesfushorit nigerian

Nuredin Orelesi është një prej lojtarëve që i përfundoi kontrata me Apoloninë në fillim të këtij muaji. Pak kohë më parë, klubi bëri me dije se kishte një akord verbal me këtë futbollist për të vazhduar më tej bashkëpunimin. Së fundmi, situata duket se ka ndryshuar. 

Orelesi-1edited

Qëndrimi i 35-vjeçarit, prej dy vitesh radhazi pjesë e fierakëve, nuk është më i sigurt. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi përfundimtar në lidhje me futbollistin veteran, që në pesë muajt e fundit u kthye në një lojtar rezervë. Me sa duketkontrata e re është shumë larg.  Pas zhgënjimit, që u renditën në vendin e 5-të dhe pastaj u eliminuan në finalen e “play off”-it kundër Flamurtarit, klubi fierak duket sikur nuk është i bindur për të vazhduar me mesfushorin nigerian. Orelesi nuk shënoi asnjë gol në sezonin e fundit, ndonëse luajtur në 28 nga 35 ndeshjet dhe numëron 1861 minuta aktivizimi.

Më së shumti ai ka luajtur në pozicionin e numrit 6, duke qenë se Apolonia nuk e ka pasur një të tillë. Ai ka bërë ndeshje të mira, por edhe ka lënë shumë hapësira në prapavijë dhe kjo duket se është arsyeja që i ka bërë drejtuesit e Apolonisë ta mendojnë edhe njëherë rinovimin. Në fakt, me asnjë nga lojtarët që janë në fund kontrate nuk ka pasur bisedime për rinovim nga fierakët. Është pak, por e sigurt që mesfusha e Apolonisë sezonin e ardhshëm të ndryshojë. Priten zhvillime konkrete në merkaton e verës, ku do të kërkohet së pari një qendërmbrojtës, një mbrojtës krahu, por edhe një mesfushor qendre.

 

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"