Apolonia nis punën me trajnerin Mërgjyshi, ish-mesfushori nigerian afrohet në staf

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 13:41

Apolonia nis punën me trajnerin Mërgjyshi, ish-mesfushori nigerian afrohet në staf

Apolonia nisi dje përgatitjet për sezonin 2024-2025. Stërvitja e parë u drejtua nga trajneri Artan Mërgjyshi, si dhe nga ish-mesfushori Nuredin Orelesi, i cili pritet të konfirmohet si zv.trajner.

apolonia stervitje

Lojtarët  u paraqitën në ambientet e akademisë në orën 18:15, ndërsa stërvitja nisi rreth orës 19:00 për shkak të temperaturave të larta. Seanca e parë stërvitore u përqendrua kryesisht te vrapimet e lehta. Në dispozicion të stafit teknik ishin thuajse të gjithë futbollistët që janë nën kontratë, përfshi edhe të rinjtë premtues të akademisë. Ekipit iu bashkuan edhe mesfushorët Jasin Rajab dhe Mikael Rakipaj, të cilët kanë lënë pas dëmtimet nga sezoni i shkuar.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"