Apolonia pretendon ngjitjen në elitë, kërkohet cilësi për objektivin madhor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 13:05

Apolonia pretendon ngjitjen në elitë, kërkohet cilësi për objektivin madhor

Apolonia për të katërtin vit me radhë në Kategorinë e Parë ka “blinduar” pjesën më të madhe të titullarëve të sezonit të shkuar.

apolonia stervitje

Synimi është ngjitja në elitë. Mirëpo kjo nuk mjafton, pasi duhet zgjidhur “qesja” në merkato për të afruar lojtarë cilësorë që të mundësojnë arritjen e objektivit. Deri tani, në ekip janë mbajtur titullarë të rëndësishëm, si Aldo Bushin, Serjan Repajn, Ndubuisin, Ersildjo Asllanajn, Bernardin Koffin, Rubin Hebejën, Enea Topin, Mateo Shanajn, Abjel Bejzaden, Jasinin, Albashir Musan, Kevin Injehun, Mikael Rakipajn, Kalice D’orin, Xhovalin Trifonin, Erald Maksutin dhe Umejiegon, të cilët luajnë së bashku prej disa vitesh.

Ata do të jenë sërish titullarët e padiskutueshëm të këtij edicioni. Rreth tyre do të formohet edhe skuadra për sezonin e ri, pasi klubi i sheh si lojtarë që mund të bëjnë diferencën në rolet që luajnë. Nga ana tjetër, me Kalicën dhe Çullin, që vijnë nga moshat, skuadra është kompletuar disi, por ende nuk ka arritur aty ku duhet. Ekipit i mungojnë dublimet e plota të roleve, ku ende duhen ndërhyrje.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"