Apolonia vijon punën me ngarkesë, java e seleksionimit të futbollistëve të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2024 | 14:10

Apolonia vijon punën me ngarkesë, java e seleksionimit të futbollistëve të rinj

Prej shtatë ditësh, Apolonia është pozicionuar në qytetin e Korçës ku po zhvillon minifazën përgatitore, veçanërisht në funksion të përgatitjes intensive të lojtarëve të rinj, vendës dhe të huaj, për sezonin 2024-2025.

apoloniaa

Java e dytë në Korçë e ka gjetur Apoloninë me intensitet të lartë. Stafi teknik po punon çdo ditë të përshtatë më së miri me idenë dhe filozofinë e lojës në mënyrë që futbollistët, qofshin titullarë apo zëvendësues të harmonizohen me njëri–tjetrin. Kushtet atmosferike janë të freskëta në Korçë dhe të favorshme për të kryer një plan stërvitor me dy seanca në ditë, paradite dhe pasdite. Aktualisht me ekipin e parë po stërviten sistematikisht 12-13 lojtarë të grupmoshave U-19 dhe U-21. Ky grup i ri dhe i zgjeruar lojtarësh janë në provë dhe po ndiqen me kujdes nga trajneri Mërgjyshi, i cili do të vendosë në fund se cili prej tyre plotëson kriteret e Apolonisë së sezonit të ri.

Kjo do të jetë strategjia për këtë minifazë përgatitore dhe më pas trajneri do të vendosë për seleksionimet. Pas këtij procesi do të shikohet se ka nevojë ekipi për përforcime. Pas përfundimit të seancës stërvitore të paradites së djeshme, trajneri Mërgjyshi i ka rezervuar disa orë relaksi ekipit. Në mesditë, stafi dhe lojtarët kanë drekuar së bashku në zonën e “Pazarit të Korçës”. Një shenjë “familjarizimi” kjo, pasi lojtarët prej ditësh janë larg familjeve të tyre, por edhe një shenjë “harmonizimi”, duke qenë se faza përgatitore po arrin kulmin e saj në Korçë.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"