“Arbitri dukej spanjoll”, Murinjo nuk shmang polemikat pas humbjes: Ose dilnim me Kupën, ose të vdekur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 0:44

“Arbitri dukej spanjoll”, Murinjo nuk shmang polemikat pas humbjes: Ose dilnim me Kupën, ose të vdekur

Zhoze Murinjo si gjithmonë nuk i shmang polemikat, aq më tepër pas finales së parë europiane që ka humbur në karrierë. Roma e tij u mund me penallti nga Sevilja dhe tekniku portugez nuk e fshehu pakënaqësinë.

bandicam 2023-05-31 23-39-38-126

“Grupi ka dhënë gjithçka. Ose dilnim me Kupën, ose dilnim të vdekur. Kemi vdekur fizikisht dhe mendërisht. Rezultati është i padrejtë, me shumë episode për të cilat duhet folur. Ishim të lodhur, mund të humbim një ndeshje futbolli. Kam fituar 5 finale europiane dhe kam humbur këtë, por nuk jam kthyer kurrë në shtëpi më krenar se sot.

Lotët e Dibala? Të gjithë janë të lidhur me fanellën, i marrim gjërat me seriozitet dhe përulësi. Çdokush reagon në mënyrë të ndryshme, njeri qan e tjetri jo. Por e vërteta është që jemi të gjithë shumë të trishtuar. Kthehemi në shtëpi shumë të lodhur dhe duke thënë që është e padrejtë.

Arbitri dukej spanjoll, ne kemi dhënë gjithçka. Shumë të verdhë, por Lamela duhej të merrte të verdhin e dytë dhe nuk e mori, ndërsa më pas shënoi një nga penalltitë.

E ardhmja? Të hënën jam me pushime, nëse do të kemi kohë të flasim para të hënës, do të vendosim, përndryshe do ta bëjmë më vonë. Unë duhet të luftoj për këta djem, nuk mund të them në mënyrë objektive se do të qëndroj”, tha Murinjo, duke lënë përsëri gjithçka të hapur për vazhdimësinë e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"