Arda Gyler në gjurmët e më të mëdhenjve, nga sot i bashkohet Ronaldos dhe Runit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 23:40

Arda Gyler në gjurmët e më të mëdhenjve, nga sot i bashkohet Ronaldos dhe Runit

Arda Gyler ka treguar gjatë Euro 2024 se është një talent i jashtëzakonshëm, duke qenë një element i rëndësishëm në kualifikimin e Turqisë deri në çerekfinalet e turneut.

gyler

Pasi shënoi në fazën në grupe, ai ia doli edhe të jepte një asist në ndeshjen me eliminim direkt të Turqisë ndaj Austrisë, pasi nga goditja e këndit e tij, erdhi direkt gjuajtja e golit të dytë të Demiral. Kështu, Gyler hyri në historinë e turneut duke iu bashkuar emrave të njohur si Kristiano Ronaldo dhe Uejn Runi.

Ata janë të vetmit futbollistë të cilët kanë shënuar dhe dhënë asist në të njëjtin edicion të Europianit duke qenë ende adoleshentë, kur e bënë një gjë të tillë në vitin 2004. Arda Gyler është i treti që i bashkohet kësaj liste me statistikën e veçantë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"