Ardit Hila largohet nga Teuta, mund të transferohet në Belgjikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 14:08

Ardit Hila largohet nga Teuta, mund të transferohet në Belgjikë

Ardit Hila është futbollisti i parë që largohet nga Teuta tri ditë pas përfundimit të kampionatit. Mesfushori elbasanas i jep fund aventurës me “djemtë e detit” pas tri sezonesh në Kategorinë Superiore. 25-vjeçari, që e nisi karrierën tek Elbasani, ka dorëzuar në Federatën Shqiptare të Futbollit kërkesën për mosrinovim kontrate dhe largimin nga Teuta që para një muaji, ndërsa ka njoftuar edhe klubin për vendimin e tij.

hila lushnja teut

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se Hila është në bisedime me një ekip belg, por emri i skuadrës mbetet ende sekret për faktin se negociatat janë ende janë në fazën fillestare. Kampionati belg është kthyer në ‘tokën e premtuar’ për futbollistët e Kategorisë Superiore, pasi më herët gjatë këtij muaji nënshkruan Kristal Abazaj me Anderleht dhe Sindrit Guri me KV Ostende. Klubi që kërkon shërbimet e 25-vjeçarit nuk dihet nëse militon në Ligën e Parë apo të Dytë të Belgjikës. Hila vjen pas një sezoni të shkëlqyer me bregdetarët, teksa është shpallur edhe golashënuesi i skuadrës, së bashku me sulmuesin Amadu Latif me 9 rrjeta.

teuta partizani mazrekaj beqja hila progni
Hila është mesfushori me më shumë gola në këtë edicion të Superiore. Gjatë tri viteve me bregdetarët, 25-vjeçari ka grumbulluar në total 96 ndeshje duke përfshirë Kategorinë Superiore, Kupën e Shqipërisë, si dhe Europa Ligë, ndërsa ka shënuar 18 gola. Sezoni i tretë dhe i fundit është një nga më të mirët për elbasanasin, jo vetëm prej numrit të golave, por edhe për performancën e tij në fushë. Përveç Hilës që do të largohet, edhe e ardhmja e disa lojtarëve të tjerë te durrsakët është në pikëpyetje, por është ende herët për vendime konkrete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"