Armando Sadiku drejt një aventure të re, ja prapaskenat e transferimit të sulmuesit të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 22:10

Armando Sadiku drejt një aventure të re, ja prapaskenat e transferimit të sulmuesit të Kombëtares

Armando Sadiku pritet të transferohet në skuadrën indiane FC Goa. Lajmi është bërë publik nga gazetari Marcus Mergulhao, i cili ka raportuar se kalimi i tij mund të përfundojë brenda dy ditëve në vijim.armando-sadikuMeqenëse lojtari ka një marrëveshje me Goa, gjithçka që mbetet për t’u zgjidhur është një ndërprerje reciproke e kontratës së tij me skaudrën Mohun Bagan. Shqiptari ka edhe një vit të mbetur nga marrëveshja, shkruajnë mediat vendase.

Sezonin e kaluar, 33-vjeçari shënoi tetë gola dhe dha një asistim në 21 ndeshje të Superligës Indiane. Ai gjithashtu shënoi një gol të rëndësishëm në Kupën Durand, duke ndihmuar ekipin të fitojë trofeun.

Tifozët kanë qenë të ndarë në mendimet e tyre për Armando Sadikun, megjithatë, me shumë duan që ai të largohet pavarësisht performancës së tij sezonin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"