Armando Sadiku nuk lëviz nga India, sulmuesi prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 17:52

Armando Sadiku nuk lëviz nga India, sulmuesi prezantohet te skuadra e re

Armando Sadiku nuk ka vonuar shumë për të gjetur një sistemim të ri, pasi i dha lamtumirën klubit të Mohun Bagan në Indi. Sulmuesi shqiptar ka ndryshuar klub, por jo kampionat, pasi do të vazhdojë të tregojë talentin e tij në Indi.

sadiku

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Goa i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit shqiptar, i cili në këtë periudhë ka qenë në Shqipëri duke iu gëzuar disa ditëve pushime para se të niste punën me klubin e ri.

Sadiku pritet të udhëtojë tashmë përsëri drejt Indisë për t’iu bashkuar skuadrës së Goa në këtë etapë të re të karrierës së tij.


View this post on Instagram

A post shared by FC Goa (@fcgoaofficial)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"