Arrestohet Franc Veliu, po drejtonte automjetin në gjendje të dehur
Futbollisti i Kukësit, Franc Veliu është arrestuar nga uniformat blu, ndërsa skuadra e tij sot po luan ndeshjen e javës së 8-të ndaj Tërbunit në“Zeqir Ymeri”.
Mbrojtësi vlonjat është ndalur nga policia teksa po drejtonte automjetin e tij me targa AA 345 FL në gjendje të dehur.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare të Policisë së Shtetit.
Njoftimi
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, në bazë të planit të masave të hartuar në lidhje me intensifikimin e punës përkundrejt drejtuesve të mjeteve të cilët shkelin rregullat e Qarkullimit Rrugor, kryesisht për drejtuesit e mjeteve të cilët qarkullojnë nën efektin e alkoolit, si dhe pa leje drejtimi përkatëse, janë ngritur postblloqe dhe pika kontrolli në orët e vona të natës, ku janë kapur dhe janë arrestuar në flagrancë disa drejtues mjetesh dhe konkretisht:
Janë arrestuar në flagrancë për vepren penale të “Drejtimi i automjeteve në mënyre të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodi Penal (Në gjendje te dehur), 19 drejtues mjetesh.
Janë arrestuar dhe 2 persona qe kanë qenë pa leje drejtimi.
Në total 21 persona te arrestuar.
Gjithashtu 46 drejtues mjetesh të tjerë kanë qënë nën ndikimin e alkolit dhe janë kaluar për në Organin Administrativ Shtetëror duke ju pezulluar lejen e drejtimit.
Ndër këto persona më date 25.10.2015, r është ndaluar shtetasi Gjergji Poçi me mjetin me targë AA 540 HA, në gjendje te dehur si dhe shtetasi Franc Veliu (Sportist), me targa AA 345 FL. ( ne gjendje te dehur).
Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative plotësuese që nga data 17-24.10.2015, për shpejtësi te matur me radar 61 raste, për semafor 126 raste, xhama të riveshur dhe të errësuar 64 raste, për kontroll teknik 61 raste, për siguracion 42 raste, për licencë te transportit publik 21 raste, për ndryshime konstruksioni 24 raste, për sens të kundërt 25 raste, për kundërshtim të punonjësit të Policisë 10 raste, patenta të huaja 8 raste.
Masa administrative gjithsej 6998, mjete të bllokuara 85 raste.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"