Arrihet marrëveshja me mesfushorin, një kamerunas në “regji” për Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 10:56

Arrihet marrëveshja me mesfushorin, një kamerunas në “regji” për Skënderbeun

Skënderbeu kompleton mesin e fushës me një tjetër afrim që vjen nga Afrika. Korçarët kanë arritur marrëveshjen me organizatorin kamerunas Banmasa Franklin Kamleu Linkoln, duke siguruar kështu numrat e nevojshëm dhe mbi të gjitha cilësinë në repartin e mesfushës.MixCollage-11-Jul-2024-10-54-AM-968620-vjeçari vjen nga kampionati kamerunas dhe shihet si një lojtar me vlera për sa i përket moshës së re dhe cilësive që ka. Burime në klubin korçar bëjnë me dije se Kamleu është një mesfushor me tipare të theksuara në linjën e organizimit, duke u konsideruar një “playmaker” i domosdoshëm për lojën e Skënderbeut. Në vitin 2023 ai ka arritur të fitojë me ekipin e tij Kupën e Frankofonisë në Kamerun për moshat U-20. Pikërisht në këtë moment ra në sy të skautëve të merkatos së klubit korçar që kanë bërë të pamundurën për ta pasur pjesë të ekipit që në këtë sezon. Për momentin nuk bëhen me dije kushtet me të cilat klubi bardhekuq ka arritur të marrë shërbimet e mesfushorit kamerunas, por ajo që mësohet nga gazeta është fakti se Skënderbeu i ka ofruar një kontratë katër vjeçare lojtarit.

Një e dhënë kjo që tregon se bëhet fjalë për një futbollist me shumë pritshmëri dhe tejet të rëndësishëm në aspektin menaxherial, me korçarët që pretendojnë të sigurojnë financa të konsiderueshme në të ardhmen nga ky element. Në kushte të tilla duket se për momentin mesi i fushës te Skënderbeu është i kompletuar me role të dubluara duke sjellë garanci të plotë për trajnerin Ivan Gvozdenoviç. Me Kamleun, Rabiun e kapitenin Liço si dhe me alternativa te tjera cilësore si Pecani, Juri dhe Krasniqi korçarët e kanë ndërtuar të plotë këtë repart që u prek nga disa largime të rëndësishme.

AFRIMET – Gjashtë lojtarë të rinj ka arritur të afrojë Skënderbeu deri në këtë pikë të merkatos. Futbollistë që mund të quhen zyrtarisht pjesë e korçarëve pasi kanë arritur të nënshkruajnë kontratë me klubin bardhekuq. Bëhet fjalë pikërisht për mbrojtësin kolumbian Luis Vaskes, për të vijuar me pas me mesfushorët Franklin Kamleu dhe Krasniqi. Ndërsa në sulm Grezda dhe Bismark janë afrimet e reja. Pa harruar këtu edhe portierin Rroku që vjen nga Kukësi si alternativë për Marko Alian. Veç këtyre afrimeve korçarët kanë në provë edhe dy futbollistë të tjerë që po i shohin nga afër për të vendosur më pas të ardhmen e tyre pasi të testohen nga Ivan Gvozdenoviç dhe stafi i tij.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"