Postuar: Maj 19, 2023 | 14:15
Arsenali kërkon të përmirësojë gjendjen e futbollistëve, Arteta afron në skuadër një… qen
Arsenali ishte shumë pranë titullit kampion këtë sezon. Për më shumë se gjysmën e kampionatit, “topçinjtë” ishin në vendin e parë në klasifikim por ndeshjet e javëve të fundit e kanë zbritur nga klasifikimi.
Trajneri Mikel Arteta është i bindur se futbollistët nuk janë të qetë psikologjikisht dhe për këtë, duhet punuar. Ai ka afruar së fundmi një qen në klub. Në fushën stërvitore të Arsenalit, qeni “Win” do të jetë i pranishëm në stërvitjet e skuadrës.
Arteta ka zbuluar se prezenca e një qeni dhe përkëdhelja e tij, ul stresin te futbollistët, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe afron futbollistët e skuadrës me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, “Win” shihet si “personazhi” i denjë për këtë detyrë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"