Artan Jazxhi, i sigurtë, Teuta bën më mirë se vjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 16:16

Artan Jazxhi, i sigurtë, Teuta bën më mirë se vjet

Teuta prej tri ditësh vijon stërvitjen në Durrës ku ka punuar dje me një seancë në ditë në fazën e përgatitjeve për sezonin e ri. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi Artan Jazxhi ka folur për ecurinë e fazës përgatitore të skuadrës së tij, duke theksuar se atmosfera në klub është shumë e mirë.

jazxhi

Si po shkojnë ditët e para të fazës përgatitore?

Faza përgatitore po shkon shumë mirë. Përgatitjet po ecin shumë mirë, çdo ditë e shohim më mirë veten edhe kushtet janë shumë të mira. Atmosfera në klub është shumë e mirë kjo na motivon edhe më shumë. Të gjithë futbollistët premtojmë maksimumin.

Mbyllët një sezon shumë të mirë në aspektin personal…

Unë në sezonin që u mbyll së bashku me klubin kemi pasur ngritje të formës. Kjo nuk e shton presionin, përkundrazi e shton motivin dhe obligimin ndaj punës, e cila është garantuesi i vetëm i suksesit. Gjithsesi, që duhet thënë se pjesë të veçantë në ngritjen time ka përkrahja e vazhdueshme nga të gjithë në klub të cilët më japin një forcë të madhe.

Pritet që javën e ardhshme të zhvilloni dhe ndonjë miqësore?

Këto miqësore janë ndeshje për të parë kondicionin fizik të lojtarëve. Kemi kohë mjaftueshme përpara për t’u përgatitur ashtu si duhet dhe deri në startin e kampionati jemi të bindur se do të jemi gati.

Si e shini këtë sezon të ri. Do të jetë më i vështirë?

Nuk duhet të shohim ekipet kundërshtare, diferencat në kampionatin shqiptarë janë shumë të vogla. Të bëhemi skuadër sa më e konsoliduar dhe të marrim rezultate. Kush është ai që nuk do të dalë sa më mirë, qoftë unë dhe të gjithë ne klub.

Me çfarë synimi nis ky kampionat?

Duam ta vazhdojmë aty ku e lamë vitin e kaluar. Parashikojë një kampionat të bukur dhe të ekuilibruar, pasi disa rivalë janë përforcuar, ndërsa të tjerë dëshirojnë të konfirmohen. Të gjithë presim mezi presim të fillojë.

Cilët janë objektivat e Teutës sivjet?

Të gjithë dëshirojmë të bëjmë më mirë se sesa viti i kaluar kur zhvilluam një kampionat që nuk e priste askush tjetër përveç nesh. Kemi besim në mundësitë tona dhe jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë gjëra më të mira se viti i kaluar.

Çfarë synimesh keni në aspektin personal me Teutën?

Synimet e mia janë të thjeshta. Të fokusohem për të dhënë më të mirën me ekipin e Teutës që klubi ta arrijë synimet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"