Arteta konfirmon mungesën e rëndësishme: Me Njukasëllin e vështirë, mbrojtësi nuk ka bërë progres
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk ka hequr dorë nga shpresat se Uilliam Saliba mund të luajë sërish këtë sezon. Qendërmbrojtësi francez mungon i dëmtuar në shpinë që prej mesit të muajit mars në humbjen ndaj Sportingut të Lisbonës në Ligën e Europës.
Ai do të mungojë edhe në transfertën e vështirë me Njukasëllin të dielën, ndërsa tekniku spanjoll tha se mbrojtësi nuk ka bërë shumë progres këtë javë. “Ai nuk ka bërë shumë progres, por nuk jemi ende në pikën për të thënë se sezoni i tij ka përfunduar. Ne jemi gjithnjë optimistë dhe lojtarët po luftojnë për të luajtur”, tha Arteta, i cili nuk dorëzohet në garën për titull me Sitin, edhe pse ata mund kanë shkuar në +4 pasi mundën Lidsin.
Përballë kanë Njukasëllin, që sezonin e shkuar i vrau shanset e “topçinjve” për të arritur në 4 vendet e para: “Do të jetë një ndeshje e ndryshme. Një vit më parë kishte lojtarë të tjerë. E sigurt është se ne duhet të luajmë shumë më mirë se vitin e shkuar. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"